fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Skënder Hyseni me akuza ndaj Albin Kurtit: Populist, narcisist e egocentrist
23 December, 2020

Skënder Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në përvjetorin e 31 të këtij subjekti, ka bërë një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Ai ka ngritur lartë rëndësinë e LDK-së në formësimin e shtetit të Kosovës, por nuk ka lënë anash dhe kritikat për politikanët e rinj duke i quajtur figura populiste e egocentrike, që lë të nënkuptojë se i është referuar kreut të VV-së Albin Kurti.

 

Hyseni, Kurtin e quajti populist, narcisist dhe egocentrist.

”Sot, më 23 dhjetor 2020, LDK mbushë 31 vite të punës për komb e shtet. Më 23 dhjetor 1989 Lidhja Demokratike e Kosovës me Presidentin Rugova vuri themelet e shtetit të Kosovës, me orientim të padiskutueshëm demokratik dhe perëndimor, për miqësi të veçantë me SHBA, dhe integrim në BE dhe anëtarësim në NATO. Në këtë sprovë, deri më tani, Lidhja Demokratike qëndroi e palëkundur, konsistene dhe denjësisht e angazhuar!
Ndërsa sot, edhe pas 31 viteve, mbase më shumë se kurrë më parë, Republika jonë e re dhe populli i Kosovës e konsideron thelbësor rolin e kësaj partie në ruajtjen dhe avancimin e interesave fondamentale nacionale. LDK si parti e shtetit dhe për shtetin duhet medoemos t’i qëndrojë besnike identitetit të saj. Identitet, që përtej çdo interesi tjetër vë interesat nacionale duke qëndruar e angazhuar në të gjitha proceset strategjike nacionale nëpër të cilat po kalon shteti ynë i dashur.
Le të më lejohet që, në këtë përvjetor, me bindje të thellë, të them se abstenimi, mosangazhimi, indiferenca dhe ikja nga përgjegjësitë do ta dëmtonin në mënyrë të pakthyeshme dhe të pariparueshme legatinë historike të kësaj partie si Parti e Shtetit Për Shtetin. Do ta dëmtonin Kosovën! Pa një LDK të angazhuar Kosova nuk do jetë ajo që e kemi synuar.
Kjo bëhet akoma më evidente dhe më e domosdoshme përballë asaj që ashiqare sot, te shumë forca tjera politike në vendin tonë, nuk mund të definohet ndryshe pos mungesë akute e përgjegjësisë për interesat fondamentale nacionale. Kur në këto forca politike predominojnë individët dhe figurat populiste, egocentrike, narcisiste, të cilët nuk kanë asnjë hall tjetër përpos interesave të ngushta personale dhe ambicieve të sëmura karrieriste.
Ky soj politikanësh, çuditërisht të rinj në moshë, që duhej të ishin dhe duhet të jenë ndryshimi, hë për hë, politikën dhe votuesin e konceptojnë vetëm si instrument për sigurimin e ulëseve personale në kuvend dhe posteve në institucione, duke mos ndjerë asnjë përgjegjësi për interese afatgjata të vendit, pa të cilin nuk do ketë as ulëse ne kuvend dhe as poste.
Po e përsëris pra!
LDK si parti e shtetit dhe për shtetin, si parti e cila i barti dhe i përjetoi “vështirësitë dhe vuajtjet e lindjes” së këtij shteti, duhet medoemos t’i qëndrojë besnike identitetit të saj. Identitet, që përtej çdo interesi tjetër vë interesat nacionale duke qëndruar e angazhuar, si gjithmonë, në të gjitha proceset strategjike nacionale nëpër të cilat po kalon shteti ynë i dashur.
Urime të përzemërta të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së.
Zoti ju bekoftë Ju dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”.
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top