fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 26 January, 2021 11:48 KEDS angazhon rreth 400 punëtorë në zonat e afektuara nga moti i ligë
  • 26 January, 2021 11:45 Ahmeti njofton për përfundimin e punëve te nënkalimi në Kalabri
  • 26 January, 2021 11:43 Hoti propozon marrëveshje kornizë për financimin e shoqatave që ofrojnë shërbime publike
  • 26 January, 2021 11:35 Albulena Balaj Halimaj nuk përjashton mundësinë e një koalicioni mes LDK-së dhe Nismës
  • 26 January, 2021 11:33 Sot ndërprehet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës
  • 25 January, 2021 16:44 Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut
  • 25 January, 2021 16:38 Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj
  • 25 January, 2021 16:29 10 të vdekur dhe 311 raste të reja me COVID-19
  • 25 January, 2021 15:57 “Super Bowl” organizon koncert special për punëtorët shëndetësorë
  • 25 January, 2021 15:47 Haradinaj: PDK-ja po na ngucë, unë nuk ua kthej pasi krerët nuk i kanë këtu
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
S’lejohen në stadium, mbi 50 tifozë nga Zvicra vijnë në Prishtinë për duelin me Maqedoninë
11 March, 2020

Njoftimi për zhvillimin e ndeshjes mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Shkup pa praninë e tifozëve ua la në gjysmë rreth 50 tifozëve të Kosovës nga Gjeneva e Zvicrës planet për ta përcjellë këtë ndeshje nga afër. Megjithatë njëri ndër ta, Selver Shashivari, tregon se shpenzimet s’do t’u shkojnë kot dhe se ata do të vijnë për të festuar në Prishtinë.

Në memorien e Selver Shashivarit, tifoz nga Kosova që jeton që 35 vjet në Zvicër, ka mbetur ende momenti kur pati ofendime e sharje drejt lojtarëve të Kosovës në ndeshjen si mysafirë kundër Malit të Zi, në kuadër të Grupit A kualifikues për EURO 2020, shkruan Gazeta Express.

Shashivari kujton se, për dallim nga ai, kapiteni Amir Rrahmani s’i kishte kuptuar fillimisht ato ofendime, por edhe kur e kishte marrë vesh çfarë kishte ndodhur, s’kishte reaguar me zemërim, por kishte shkuar të fliste me gjyqtarin.

Pikërisht disiplina e lojtarëve të Kosovës është gjëja që Shashivarin e bën ta dojë më së shumti ekipin kombëtar të Dardanëve. Ai kishte shpresuar se do të mundë ta shikonte këtë ekip kombëtar duke i shkuar edhe më afër ëndrrës për kualifikim në EURO 2020 në gjysmëfinalen e play-offs kualifikues kundër Maqedonisë së Veriut.

“Ne jemi rreth 50 adhurues të Kombëtares së Kosovës dhe i kemi paguar biletat e aeroplanit nga 200 e 300 franga për të ardhur në Kosovë, për të shkuar në mënyrë të organizuar në Shkup për ndeshje. Ne planifikonim që menjëherë pastaj të shkonin në Bjellorusi ose Gjeorgji për finalen”, ka thënë Sashivari për Gazetën Express.

“Ne jemi të çmendur pas Kombëtares tonë, edhe pse nganjëherë ne po kemi vështirësi sa i përket biletave të aeroplanit. Jemi rreth 25 tifozë të rregullt në Gjenevë që e ndjekim Kosovën në çdo ndeshje – edhe kur luan si mysafire, edhe kur luan në shtëpi”.

Megjithatë, shkaku i përhapjes së koronavirusit nëpër Evropë, ndeshja është vendosur të zhvillohet pa praninë e tifozëve, ndërkohë që Federata e Futbollit e Maqedonisë ka kërkuar që ndeshja edhe të shtyhet.

“Ne do të jemi në Kosovë për ta festuar fitoren. Ne jemi të gatshëm të shkojnë edhe për finalen që do të luhet në Gjoergji ose Bjellorusi. Nuk ka hijeshi ndeshja pa tifozë, unë jam vetë gjyqtar dhe ndeshjet pa publik s’kanë kuptim. Por, unë e kuptoj vendimin shkaku i rrezikut”, shtoi Shashivari .

Paratë e shpenzuara për bileta të aeroplanit nuk do t’u kthehen dot këtij grupi të tifozëve, të cilët megjithatë do të nisen drejt Prishtinës për ta shikuar ndeshjen e 26 marsit në kryeqytetin e Kosovës, me shpresën se do të kenë arsye për të festuar.

Por, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë në një prononcim për Gazetën Express se, ashtu siç është zakon në botë, tifozëve që kanë blerë bileta për ta parë ndeshjen në stadium pritet  t’u kthehen paratë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Vetëm 0.01 për qind e atyre që morën dy dozat dalin pozitivë në testin për Covid-19 në Izrael 26 January, 2021
  • Kina mesazh ShBA-së, do të kryejë ushtrime ushtarake në zonën e kontestuar 26 January, 2021
  • Valbon Krasniqi futet në garë për drejtor të SHSKUK-së 26 January, 2021
  • Për një ditë, ngrihen 62 aktakuza ndaj 71 personave 26 January, 2021
  • KEDS angazhon rreth 400 punëtorë në zonat e afektuara nga moti i ligë 26 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top