fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 December, 2019 17:10 Sondazhi i KDI-së për dialogun: Shumica e qytetarëve preferojnë që taksa 100% të mbetet në fuqi
  • 5 December, 2019 16:56 Ish-Komandanti Nehat Bashta ftohet nga Gjykata Speciale
  • 5 December, 2019 16:52 Kryeqyteti pa ngrohje, Termokosi jep këtë arsye
  • 5 December, 2019 16:50 Vuçiq: Reçaku është fabrikuar, Walker është vagabond
  • 5 December, 2019 16:42 Rreth 100 raste në vit të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve
  • 5 December, 2019 16:31 Mustafa njofton ambasadorin Heldt për rrjedhën e bisedimeve me VV-në
  • 5 December, 2019 16:00 Haxhiu: Po marrëveshje me LDK-në, por jo të futet posti i Presidentit
  • 5 December, 2019 15:50 Kthehen në Shqipëri disa nga të strehuarit në Kosovë
  • 5 December, 2019 15:44 Në foton familjare të Obamës, të gjithë sytë tek vajza Sasha
  • 5 December, 2019 15:42 Rina Balaj konfirmon lidhjen me reperin e njohur, Fifi e uron
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Sonarë dhe dronë për kërkimin e avionit indonezian
30 October, 2018

Dronë dhe teknologjia sonare janë vendosur në Indonezi për të kërkuar një aeroplan të pasagjerëve Lion Air që u rrëzua në det të hënën.

Fluturimi JT 610 u rrëzua pasi u nis nga Xhakarta me 189 pasagjerë dhe ekuipazhin në bord.

Nuk ka pasur asnjë shenjë të të mbijetuarve por mbeturinat dhe sendet personale janë mbledhur nga uji.

Nuk ka ende tregues se çfarë e ka shkaktuar zhdukjen e aeroplanit 13 minuta pas largimit.

Zyrtarët thonë se piloti i Boeing 737 kishte kërkuar të kthehej në aeroportin Soekarno-Hatta pak para se të humbiste kontaktet me kontrollin e trafikut ajror.

Një regjistër teknik i marrë nga BBC tregoi se aeroplani kishte hasur probleme teknike duke fluturuar nga Bali në Xhakarta një ditë më parë.

Regjistri tregoi se një instrument ishte “jo i besueshëm” dhe piloti duhej t’ia dorëzonte oficerit të parë.

Shefi ekzekutiv i Lion Air, Edward Sirait, tha të martën se avioni ishte riparuar përpara se të nisej përsëri.

Fluturimi JT 610 po shkonte për në qytetin perëndimor të Pangkal Pinang të hënën, por menjëherë hasi vështirësi.

Trembëdhjetë minuta në fluturim e më pas papritur humbi lartësinë, duke rënë në detin Java, në veri-lindje të Xhakartës.

Njerëzit të cilët ishin në një anije afër zonës në atë kohë, kanë raportuar se panë avionin të binte nga qielli.

Kreu i agjencisë së fatkeqësive në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho, tha në Twitter se pajisjet sonare ishin duke u përdorur në ujërat pranë Karawang, pika e fundit e kontaktit të aeroplanit.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Një pjesë e familjes mbretërore do të largohet nga Pallati
2 December, 2019

Një pjesë e familjes mbretërore do të largohet nga Pallati

Princi Charles, (71) kur të bëhet mbret planifikon ta reduktojë numrin e anëtarëve të familjes së tij në djemtë William

Lajmet e fundit
  • Osmani: Koalicioni VV-LDK moment historik, VV ta thërrasë takimin 5 December, 2019
  • Sondazhi i KDI-së për dialogun: Shumica e qytetarëve preferojnë që taksa 100% të mbetet në fuqi 5 December, 2019
  • I vihet flaka gruas që po shkonte në seancën gjyqësore të përdhunimit të saj 5 December, 2019
  • Ish-Komandanti Nehat Bashta ftohet nga Gjykata Speciale 5 December, 2019
  • Kryeqyteti pa ngrohje, Termokosi jep këtë arsye 5 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top