12 prilli shënon Ditën Kombëtare të Fëmijës së Vetëm.
Pra, sot festojnë fëmijët që nuk as vëlla e as motër.
Sipas Peë Research, numri i familjeve me vetëm një fëmijë është dyfishuar që nga viti 1970.
Në vitin 2014, statistikat tregojnë se 22 përqind e grave të moshës 40-44 vjeç kishin lindur vetëm një fëmijë.
Krahasuar me të dhënat nga Byroja e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara, statistikat vazhdojnë të jenë gradualisht në rritje, përcjell Klankosova.tv.
Ajo që këto statistika nuk tregojnë është se të qenit fëmijë i vetëm ka shumë të mira, por edhe të këqija.
Shumë fëmijë të vetëm shprehin përfitimet, siç është ajo që vëmendja e prindërve të tyre nuk ndahet, sepse nuk ka shumë vëllezër e motra që kërkojnë vëmendjen e tyre.
Ndryshe, studimet thonë se një fëmijë i vetëm priret të ndihet më i sigurt dhe të jetë më i dashur.