Dita e fundit e vizitës së delegacionit të MCC-së, në krye me zëvendëspresidenten Alicia Mandeville, është sot, ata janë në Kosovë që nga e diela e javës së kaluar.
Agjenda për sot fillon me pjesëmarrjen në një konferencë me donatorë për subvencionet e efiçiencës së energjisë në Kosovë.
Kjo konferencë me donatorë, do të mbledhë përfaqësues nga institucionet e Kosovës, organizata ndërkombëtare dhe vendore, për të diskutuar të arriturat e deritanishme të programit SEEK, si dhe për të diskutuar mundësitë e investimeve të tjera për rritjen e eficiencës së energjisë dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në sektorin residencial në Kosovë.
Ndërsa vizita përmbyllet në Mitrovicë ku delegacioni i MCC-së nga Uashingtoni do të vizitojë një prej ndërtesave ku do të nisin punimet për rinovimin me masa të eficiencës së energjisë, si pjesë e projektit të MFK-së dhe MCC-së, SEEK/AER.