Marrëveshja e nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Washington, pritet të ratifikohet sot në kuvend.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë nga Amerika se kjo marrëveshje do t’i prezantohet kuvendit sot për ratifikim.
“Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje”, tha kryeministri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe u firmos ujdia me MCC-ën për energjinë elektrike.
Seanca e re e kuvendit nis në orën 10:00 dhe në rend të ditës pritet të tjetë edhe marrëveshja 236 milionë dollarëshe me SHBA-në.