fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Sot takimi i radhës në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, në agjendë marrëveshja për energjinë
21 June, 2022

Sot në Bruksel do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky takim do të jetë në nivel kryenegociatorësh mes zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi edhe shefi i delegacionit të Serbisë Petar Petkoviq ndërsa në rend ditë është marrëveshja për energjinë.

Po ashtu, do të bëhen edhe përgatitje për një takim të nivelit të lartë me kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

“I dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, do të jetë mikpritës i një raundi tjetër të takimeve në kuadër të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve. Takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013-të dhe 2015-të si dhe në çështjet e tjera, përfshi edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, tha Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Javë më parë, të dy palët kanë thënë se janë përafruar qëndrimet në lidhje me energjinë me presidentin serb Vuçiq që ka thënë se ka pasur bisedime me kompaninë KEDS.

Mirëpo, Kurti të shtunën sqaroi se për çfarë është biseduar mes palës serbe dhe kompanisë turke KEDS.

“Vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajtja e matëse, faturimi dhe inkasimi dhe këtë obligim ne e kemi përmbushur e që i referohet takimeve ndërmjet KEDS-it dhe palës serbe. Pra, vetëm në këtë aspekt ata kanë biseduar. Nuk do të ketë asnjë shërbim shtesë në fushën e distribucionit përtej këtyre katër shërbimeve që i përmenda dhe përtej katër komunave në veri të Republikës së Kosovës. Pra, në këtë aspekt kanë biseduar KEDS-i me palën serbe. Kjo ka ndodhur më 9 qershor”, tha Kurti.

Megjithatë, ai nuk deshi të ndalet më shumë te kjo marrëveshje pasi tha se nuk duhet të dëmotohet procesi.

“Ditët në vijim në janë vendimtare për parë se a do të bëhet finalizimi i dakordimit për nismën e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, andaj duhet të kemi shumë kujdes që as me hamendesime, dhe as me gjysmë të vërteta apo çerek të vërteta të mos e dëmtojmë procesin në ditët në vijim, për shkak se po kërkohen pretekste për t’i ikur ose devijuar nga marrëveshja afër së cilës jemi si asnjëherë më parë”, shtoi Kurti.

Sa i përket marrëveshjes për energji diplomatët thonë se fjala është për të njëjtën marrëveshje që ishte arritur në vitin 2013-të, ishte konfirmuar në vitin 2015-të, ndërsa tashme palët vetëm do të pajtohen për planin e implementimit të saj. BE pritet të ketë rolin e lehtësuesit edhe për zbatimin e kësaj marrëveshje./KP/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top