Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin në këtë union kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.
“Lufta që po bën Rusia nuk është vetëm ndaj Ukrainës por edhe ligjeve ndërkombëtare dhe statutit të OKB-së. Bashkësia ndërkombëtare duhet të qëndrojë bashkë kundër brutalitetit të Vladimir Putin për ta ruajtur sigurinë në Evropë dhe përtej”, është shprehur Stano në konference.
“Të gjithë partnerët kanë vendosur sanksione dhe me to ne duam që ta ndryshojmë sjelljen e Putinit dhe financimin e tij për ta sulmuar popullin e Ukrainës”.
“Duam të ju tregojmë njerëzve se ju po bëni biznes me dikë që po e sulmon Ukrainën. Pra përmes sanksioneve duam që ta ndalojmë agresionin e tij”.