fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Studenti nga Serbia për herë të parë në Kosovë: E kaluara s’bën ta prishë të ardhmen
24 July, 2022

E kaluara në mes të shqiptarëve dhe serbëve nuk ishte problem për Kristian Kumoviqin, një i ri nga Novi Sadi i Serbisë, që të shkonte në Kosovë për t’u bërë pjesë e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kjo është hera e parë që 21-vjeçari viziton Kosovën.

Në Novi Sad, ai studion në fushën e softuerëve dhe të teknologjisë së informacionit, ndërsa në Prishtinë takoi studentë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kolegë nga Universiteti i Prishtinës.

Sugjerimin për të aplikuar në këtë universitet veror thotë se e mori nga një mik i tij.

Studenti Kristian Kumoviq nga Novi Sadi, një ndër pjesëmarrësit e Universitetit Veror të Prishtinës.

Studenti Kristian Kumoviq nga Novi Sadi, një ndër pjesëmarrësit e Universitetit Veror të Prishtinës.

“Unë, zakonisht, udhëtoj për projekte të ndryshme të shkëmbimit. Në kalendarin tim i kisha disa javë të lira dhe një mik më tha se është Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës. Vendosa të aplikoj… Pse jo kur do ta kisha mundësinë të shoh se si është këtu dhe të takoj shumë njerëz?!”, thotë Kumoviq për Radion Evropa e Lirë.

Me kolegë nga Kosova, ai thotë se ka pasur rastin të diskutojë tema të ndryshme, por jo aq shumë për të kaluarën midis shqiptarëve dhe serbëve.

“Ne kemi histori shumë interesante dhe njerëzit nganjëherë i përmendin, por shumica nga ne as që kemi qenë të lindur në atë kohë. Kështu që ne nuk lejuam që ky aspekt të na e prishë qejfin tonë këtu”, thotë Kumoviq.

Në vitet 1998-99, në Kosovë është zhvilluar një luftë e iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb, duke lënë të vrarë mbi 13.000 civilë dhe të zhdukur mijëra të tjerë. Edhe 23 vjet pas luftës, më shumë se 1.600 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

“Gjithmonë është mirë të shmangen këto tema. Por, kur flasim për to, ne mundohemi t’i shohim nga aspekti i miqësisë, jo nga aspekti politik… por, çfarë do të bëjmë së bashku me njëri-tjetrin”, thotë Kumoviq.

Ai shton se në bisedat me kolegët shqiptarë, ka vërejtur se ai dhe ata kanë të përbashkëta dhe dallime, por nuk i elaboron më shumë.

“Nuk mund të flas për të gjithë serbët dhe nuk mund të flas për njerëzit nga Kosova. Por, mund të flas si një individ, i cili beson se njerëzit duhet të punojnë së bashku që t’i tejkalojnë dallimet e tyre dhe të ndërtojnë diçka të qëndrueshme”, thotë Kumoviq.

Ai shprehet i lumtur që zgjodhi të vizitonte Kosovën, ku, përveçse ka ndjekur Universitetin Veror, ka vizituar edhe lokacione turistike, përfshirë manastiret serbe.

Incidenti në Skenderaj shqetësoi studentët

Përveç tij, në Universitetin Veror të Prishtinës ishin të pranishëm edhe katër studentë të tjerë nga Serbia.

Radio Evropa e Lirë provoi të fliste me ta, por ata hezituan.

“Pas asaj ngjarjeje që ndodhi atë ditë [v.j. protesta e grupit të tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’], nuk ndihem rehat të flas për ndonjë gazetar”, tha njëri prej tyre përmes një mesazhi të shkruar.

Edhe studentë të tjerë serbë thanë se nuk do të dëshironin të ekspozoheshin në media, duke u shprehur të shqetësuar për incidentin që ndodhi më 17 korrik në qytetin e Skenderajt.

Në këtë ditë, disa tifozë, të njohur si “Shqiponjat e Zeza” dhe të përkrahur nga disa veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, penguan vizitën e studentëve të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës në Memorialin e familjes Jashari në fshatin Prekaz, duke pretenduar se në grupin e studentëve kishte edhe serbë.

Zyrtarë nga Universiteti Veror i Prishtinës thanë se në grupin që udhëtonte për në Prekaz, “të gjithë ishin ndërkombëtarë”, dhe se vizita më pas u anulua “për të mos provokuar situatën”.

Ngjarja shkaktoi reagime për dhe kundër, sidomos në mediat sociale.

Kompleksi “Adem Jashari” është monument i trashëgimisë kulturore, i cili përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur forcat e regjimit të atëhershëm serb vranë 20 anëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe mbi 30 kushërinj dhe të afërm të tij.

Bekim Jashari, nga kjo familje, tha se pengimi i vizitës së studentëve në memorial, ishte në kundërshtim me qëndrimet e kësaj familjeje.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top