Ekspertët e mjekësisë në Britaninë e Madhe së fundmi kanë bërë një studim në lidhje me rritjen e numrit të shtrimeve në spital nga covid.
Nga të dhënat e tyre ato kanë vënë re se vala e rritjes së të infektuarve me Covid dhe shpërthimi i variantit Omicron nuk e kanë rritur numrin e të moshuarve të shtruar në spital.
“Rritja e shtrimeve, e cila pritet pas rritjes së vërejtur të rasteve në grupmoshat më të mëdha, nuk është vërejtur deri më tani.Kjo mund të jetë për shkak të niveleve më të larta të mbrojtjes kundër shtrimit në spital të vaksinave, një dobësimi më të ngadaltë të mbrojtjes së vaksinës ose ndikimit të sjelljeve parandaluese midis më të cenuarve dhe atyre përreth tyre,” kanë theksuar ato. /abcnews.al