fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:52 Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Sulltani i fundit
20 August, 2018

Nuk kishim mbaruar ende së ngrëni, kur shoqëruesi, që kishte radhën e shërbimit, më njoftoi se lidhjet telefonike e telegrafike ishin vendosur.

Thirrja e parë vinte nga Ismail bej Qemali. Atij i ishte dashur të pushtonte Centralin Telefonik të Parlamentit, sepse ndërtesa ndodhej në duart e ushtrisë. Jashtë ndërtesës ndodheshin rreth njëzet e pesë mijë ushtarë, kurse holli dhe galeritë e Dhomës së deputetëve ishin plot me njerëz të armatosur e ku nuk bëhej asnjë oficer i gjallë.

Ministrat, përfaqësuesit e Komitetit “Bashkim e Përparim” dhe Ahmet Rizai, presidenti i Parlamentit, ia kishin mbathur të parët. Nuk kishte më qeveri, nuk kishte më Parlament, hierarkia ushtarake nuk ekzistonte. Ismail Qemali u kërkoi ushtarëve të dilnin nga salla, por ata nuk pranuan. Një ulemá, në moshë të re, hipi në tribunë dhe mbajti një fjalim të fortë kundër shoqërisë “Bashkim e Përparim”. Në atë konfuzion të jashtëzakonshëm, e pasuan shumë deputetë. Debati vazhdonte i zjarrtë dhe ushtarët ishin të nervozuar. Më në fund, u vendos që një përfaqësi të vinte në Ildiz, të më kërkonte të rrëzoja qeverinë e të amnistoja rebelët.

Përfaqësinë e kryesonte Ismail Qemali, por, kur mbërritën pranë Portës së Lartë, një kordon i ngjeshur ushtarësh e ndaloi. Urdhëri ishte të mos lejohej absolutisht askush të kalonte, prandaj tytat e pushkëve u drejtuan nga karrocat e dërgatës. Ismail Qemali zbriti nga karroca e tij dhe u përpoq të bisedonte, por pa rezultat. Përfaqësia u kthye në drejtim të Parlamentit, ndërkohë që, një breshëri e vazhdueshme të shtënash, krijoi një panik të përgjithshëm.

Duke mos patur mundësi të më takonte në Ildiz, Ismail Qemali m’u lut në telefon të emëroja një tjetër vezir të madh. Shkarkimi nga detyra i funksionarëve, i njerëzve, që deri atëherë kishin qenë në pushtet, imponohej nga nevoja e zgjidhjes urgjente të situatës, për të shmangur anarkinë dhe për të frenuar veprimet e ushtrisë, që ulërinte në sheshin At Meidan.

Megjithatë, emërimi i një tjetër veziri të madh do të më kompromentonte me kryengritjen, pikërisht në çastin, kur unë dyshoja në natyrshmërinë e saj. Më vinte neveri të dilja garant, duke mos patur të bëja fare me ata. Megjithatë, të gjithë më konsideronin autorin e atij reaksioni konservator të drejtuar kundër shoqërisë “Bashkim e Përparim”. Isha shtrirë, mbi shezlong, duke diskutuar me veten time, për vendimin që duhej të merrja kur, në orën katër të pasdites, Ismail Qemali, më mori në telefon nga Parlamenti, ku ndodhej ende. Ai më përshkoi pamjen e sheshit At Meidan, që e vërente nga dritarja.

Ushtarët, vazhdimisht të shumtë në shesh ulërinin gjithmonë e më shumë. Vdekje Komitetit! Vdekje Bashkim Përparimit! Thirrjet dhe zhurmat ishin aq të forta sa, nëpërmjet telefonit, edhe unë dëgjoja një zallamahi shurdhuese shpërthimesh, trompetash e daullesh. Në atë përzierje të paformë, arrija të dalloja thirrje në përkrahje të Sheriatit, e sidomos atë, që ia kisha frikën: Rroftë Padishahu! Me zë të ndërprerë, Ismail bej Qemali m’u lut edhe njëherë të vendosja një tjetër vezir të madh. Nuk duhej humbur asnjë minutë. Ishim në prag të kaosit e të gjakderdhjes. Fantazma e luftës civile vinte rrotull.

Mendimi im u përqendrua mbi Tefik Pashën, i cili, për një periudhë të gjatë kishte qenë funksionar në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i njohur për ndershmëri. I ofrova qeverinë, nëpërmjet telefonit. Ai pranoi. Po nëpërmjet telefonit, ia bëra të ditur vendimin tim dhe Ismail Qemalit.

Duke e dëgjuar, kapa një psherëtimë lehtësimi, që doli nga goja e tij. Ai më falenderoi për vendimin, që u mor në çastin e duhur, sepse ushtarët po ndizeshin gjithnjë e më shumë. I dërgova Parlamentit një telegram zyrtar, ku konfirmoja emërimin e vezirit të madh dhe një amnisti për rebelët. Për të qenë brenda rregullave, i dërgova menjëherë Xhevat Pashën me Hati Herifin, ku tregohej formimi i qeverinë së re.

Xhevati arriti t’i kapërcejë rreshtat. Sapo mbërriti ai, Dhoma u mblodh. Gjashtëdhjetë deputetëve të mëngjesit, iu shtuan edhe dhjetë të tjerë. Ata zgjodhën president, me vota të plota, Ismail Qemalin, i cili m’u lut që të emëroja sa më shpejt një ministër të Luftës. Aty për aty, mendova për Et’hem Pashën, njeriun e situatave të vështira, shumë popullor për trupat. Në kohën, kur do të njoftoja Ismail Qemalin për zgjedhjen, që kisha bëra, linjat u ndërprenë përsëri. Nisa një shambellan në shtëpinë e Et’hem Pashës për t’i thënë të shkonte sa më shpejt në Parlament, që të ndihmonte ligjshmërinë.

Me Ismail bej Qemalin kontaktova vetëm afër mesnatës. Ushtarët kishin nisur të lëviznin nga vendi, kur u përhap fjala se topa dhe mitraloza ishin drejtuar nga Ministria e Luftës, mbi ata. Gjatë këtyre zhvillimeve, ministrate vjetër të Marinës e Drejtësisë të qeverisë së dorëhequr, ishin sulmuar në sheshin At Meidan nga ushtarët, që ishin tërbuar sa kishin parë ata dy përfaqësues të regjimit të urryer. Kur pa se karroca e tyre ishte rrethuar, ministri i Marinës nxori revolverin dhe shtiu mbi ata, që i sulmuan. Një breshëri e gjatë, që i la të vrarë në vend, bashkë me kolegun, iu përgjigj. Kryengritësit, të përfshirë në një valë tërbimi, që ua kishte shtuar era e gjakut, ia sollën të dy kufomat, Ismail bej Qemalit. Ardhja, në kohën e duhur, e Et’hem Pashës u prit me entuziasëm të sinqertë. Ministri i ri, duke mposhtur shqetësimin dhe mërzinë, u bëri thirrje ushtarëve të ktheheshin në kazerma. Prania, forca e tij, por patjetër, edhe lodhja, që kishte filluar të rëndonte mbi njerëzit, bënë që t’i bindte. Të shtënat në ajër, që bëheshin për të shprehur pëlqimin e tyre, tronditën Konstandinopojën e vjetër e u dëgjuan deri në Ildiz.

(Fragment nga romani historik “Sulltani i fundit” i Mishel De Gres, Milosao)

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • KQZ-ja nuk certifikon Nisman dhe kandidatët e saj për deputetë 22 January, 2021
  • KQZ’ja certifikon listat e LDK’së dhe PDK’së 22 January, 2021
  • KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje 22 January, 2021
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top