Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në vend, rajon dhe më gjerë pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani thotë se e dënon fuqishëm agresionin e Rusisë dhe se janë në koordinim me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë.
“U takova me ambasadorin amerikan për të diskutuar rreth zhvillimeve pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin rajonal. Ne e dënojmë fuqimisht agresionin e Rusisë dhe jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.