Të hënën mbrëma ka ndodhur një sulm në qendër të Vjenës i cili i ka lënë disa persona të vrarë, sipas raportimeve, dhe shumë të lënduar.
Express ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku shihen disa persona të plagosur të shtrirë nëpër rrugë.
Sipas mediave të huaja, së paku shtatë të vdekur dhe disa të plagosur kanë mbetur gjatë të shtënave në orët e mbrëmjes afër një sinagoge në kryeqytetin e Austrisë.
Megjithëse policia e Vjenës ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht natyrën e incidentit, ata po urdhërojnë publikun të qëndrojë larg qendrës së qytetit dhe transportit publik.




