Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti në takim Drejtorin e NATO Advisory and Liaison Team (NALT) Gjeneralin Jörg Rüter në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë si dhe pasardhësin e tij, Gjeneralin Joachim Hoppe.
Sveçla falënderoi Gjeneralin Rüter për bashkëpunimin në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke e siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me Gjeneralin Hoppe.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë.
Sveçla shprehu përkushtimin e tij maksimal që, në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojë siguri për të gjithë vendin dhe qytetarët, si dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik.