fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 16:21 Aktorja e njohur turke i futet muzikës, e ndihmon bashkëshorti saj këngëtar
  • 20 May, 2022 16:17 Nesër e pasnesër unaza kryesore e Prishtinës shndërrohet në njëkahore
  • 20 May, 2022 16:00 Ministria e Financave tregon se kur do të dalin 100 eurot e qeverisë për sektorin privat
  • 20 May, 2022 15:57 Kryetari i PDK-së i prezanton 5 prioritetet e Kabinetit për Qeverisje të Mirë
  • 20 May, 2022 15:55 Jashari e Corell nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e partneritetit mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Iowas
  • 20 May, 2022 15:53 Presidentja Osmani pret në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, flasin për vetingun
  • 20 May, 2022 15:49 Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra
  • 20 May, 2022 15:48 Dreshaj: Mësimdhënësit dolën në rrugë prej zorit, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme
  • 20 May, 2022 11:04 Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju (
  • 20 May, 2022 10:59 Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Sveçla: Do të mbyllen rrugët alternative, mund të hapen pika kufitare
29 April, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në veri s’do të ketë rrugë ilegale, dhe se po bëhen planifikime të nevojshme për rrugë të reja të cilat nuk e bëjnë të domosdoshme kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Duke raportuar në Komisionin për Siguri, Sveçla bëri të ditur se ka pasur iniciativa të institucioneve që të hapet një kufi i tretë në rrugën e Izvorit, por ai shtoi se nuk ka gatishmëri nga Serbia që kjo të realizohet.

“Ne kemi dy pika kufitare në atë zonë, Bërnjakun dhe Jarinjën. Kemi edhe iniciativa të institucioneve tona që të hapim të tretin në rrugën e Izvodit. Nuk ka gatishmëri nga Serbia që kjo të realizohet. Kjo është një dëshmi se institucionet e Kosovës më shumë brengosen për kalimin ilegal të njerëzve nëpër kufirin midis dy shteteve. Jam i gatshëm bashkë me policinë që të hapim sado pika kufitare që të jetë e nevojshme për t’iu shërbyer qytetarëve atje, por kjo bëhet në marrëveshje mes dy vendeve, s’mund të lejohet shfrytëzimi ilegal i atyre rrugëve, as ju e as unë s’mund të shkojmë ilegalisht në Maqedoni apo në Serbi e Shqipëri, ka rregulla, ka vendkalime zyrtare që mund t’i shfrytëzojmë”.

Deputeti i Listës Serbe, Sllavisha Simiq, e kritikoi operacionin në veri për mbylljen e rrugëve alternative, e sidomos për vendosjen e barrierave duke hapur gropa, me arsyetimin se ato janë rrugë që lidhin fshatrat dhe kështu po pengohet lëvizja e banorëve. Ai u ankua se operacioni u krye pa kooordinim me policinë dhe pushtetin lokal.

Sipas tij, është gabim edhe qasja e politikës karshi veriut.

“I ftoj të gjithë akterët politikë, që të mos e kriminalizojnë veriun. Përndryshe veriu, në raport me të gjithë 7 rajonet tjera, e ka nivelin më të ultë të kriminalitetit”, tha ai.

Por, ministri mohoi se po kriminalizon veriun, por konfirmoi se atje ka vetëm operacione kundër krimit.

“Nëse janë 70 rrugë, edhe 70 kemi me i mbyll. S’ka rrugë ilegale. Jemi të gatshëm të shtojmë numrin, ai që do të shkojë për dializë ta ketë mundësinë të zgjedhë. Askush s’po e kriminalizon veriun, nuk ka ankesa nga qytetarët që në atë zonë policia po sillet në mënyrë diskriminuese, as nuk kemi thënë se filani apo fisteku është fajtor për sulmet që kanë ndodhur. E dimë kush po e sjell atë klimë të sulmeve dhe është presidenti serb i cili ka thënë kur ne kemi bllokuar rrugën të kontrabandimit, ka thënë se do të kontrabandojmë mallra ndryshe. Pra, drejtpërdrejt e ka mbështetur kontrabandën dhe kjo mbështetje tregon klimë të tillë për sulme.

Sveçla u zotua se shumë shpejt do të zbulohet se kush e ka sulmuar policinë.

“Do të ketë rezultate. Policia e ka gjithë mbështetjen jo veç politike por edhe logjistike e profesionale siç e kanë edhe të shumë aleatëve tanë që këto raste të zbardhen. Përgjegjësit patjetër që do t’i sjellim para drejtësisë, për këtë ne s’kemi përvoja të mira. Ka pasur dhjetëra sulme që kanë ndodhur më herët në atë zonë dhe askush nuk është përgjigjur. Është vrarë Enver Zymberi, është vrarë zyrtari i Eulexit, janë sulmuar institucionet, janë djegur pika kufitare, janë djegur qendra të regjistrimit civil, ka pasur shkelje të ligjit që nuk janë zbuluar. Kësi lloj imuniteti ndaj ligjit s’do të ketë më. Kushdo që është i përfshirë në aktivitete kriminale, secili që shkel ligjin ne do të angazhohemi maksimalisht që ta vendosim para drejtësisë, pa diskriminim, pa kurrfarë dyshimi dhe asnjë anashkalimi. Askush s’është mbi ligjin”, tha ai.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Aktorja e njohur turke i futet muzikës, e ndihmon bashkëshorti saj këngëtar 20 May, 2022
  • Nesër e pasnesër unaza kryesore e Prishtinës shndërrohet në njëkahore 20 May, 2022
  • Pse lia e majmunëve po përhapet në Evropë dhe SHBA? 20 May, 2022
  • Spanja mbështet hyrjen e Ukrainës në BE, thotë ministri i Jashtëm 20 May, 2022
  • Senatori amerikan pas takimit me Kurtin: Angazhimi i SHBA’së ndaj Kosovës është më krucial se kurrë 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top