Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për fillimin e shpërndarjes së dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Kosovës për shtetasit serb, ani se Qeveria njoftoi se kjo masë reciproke shtyhet për 30 ditë.
Ministri tha se ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.
“Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022”, ka shkruar Sveçla.