Ambasadori Francez, Didier Chabert, priti në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës ,Berat Rukiqi, për të diskutuar rrugët dhe iniciativat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Francë.
Ambasadori Chabert theksoi nevojën për shtim të angazhimeve institucionale për krijim të sigurisë juridike për investitorët Francez, si parakusht për rritje të investimeve nga Franca në Kosovë.
Rukiqi informoi Ambasadorin me iniciativat e Odës Ekonomike të Kosovës për nxitje të bashkëpunimit mes vende të ndryshme përfshirë edhe Francën sidomos në sektorët e Turizmit dhe Agrobiznesit.