Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës së sotme në Kuvend iu drejtua kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se është dobësuar para shtetit serb.
“Nuk e kemi hallin se çka ndodh me qeverinë dhe partitë, hallin e kemi të thjeshte: ti je dobësuar para Serbisë, qytetari i Kosovës është dobësuar atë ditë që ti në ora 12 të natës e ke marrë vendim, ke mundur ta bësh një ditë më përpara”
“Më 1 shtator prapë do të jemi me ty përballë Serbisë, por mos bëj gabime n’pikë të natës, në 12 të natës, me i kthy njerëzit. Përgatitu, merr vendime ekzekutive”, delaroi Tahiri.