Deputeti i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur para deputetëve në Kuvend.
Ai gjatë fjalës së tij në lidhje me situatën me energjinë elektrike në vend, iu drejtua deputetës së VV-së, Mimoza Kusari-Lilës.
Tahiri i tha asaj se ka prirje që të jetë në anën e gabuar.
“75 milionë janë para të taksapaguesve, qytetarët i paguajnë, 200 mijë familje do të pagujnë për qytetarët që harxhojnë nën 600 KË. Ku është logjika këtu”.
“Ne poashtu po paguajmë për biznese, për krejt minimarketet, për krejt berberat, po paguajnë njerë qe e kanë tarifën mbi 800”, u shpreh Tahiri.