fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:52 Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Takimi i Durrësit nën hijen e debatit për korrigjimin e kufijve
27 August, 2018

Integrimi i ekonomisë rajonale është në qendër të takimit të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor sot (27.08) në Durrës, por takimi i këtij viti zhvillohet nën hijen e debatit për kufirin Kosovë-Serbi.

Drejtuesit politikë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor takohen të hënën (27.08) për të dytin vit në qytetin bregdetar të Durrës, të mikpritur nga Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur për DW se në qendër të këtij takimi informal do të jenë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”dhe krijimi i një vizioni të përbashkët për strategjinë e integrimit europian.

Krahas tyre do të diskutohen edhe njohja reciproke e kualifikimeve akademike dhe profesionale dhe marrëveshjet roaming. Takimi i sotëm në Durrës, i dyti në serinë e takimeve të tilla, zhvillohet 4 vjet pas prezantimit të Procesit të Berlinit nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në 28 gusht 2014 dhe disa javë pas Samitit të Londrës, të zhvilluar në fillim të muajit të kaluar, i pesti samit në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili që prej 4 vitesh ka marrë përsipër të nxisë dhe përshpejtojë ritmet e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Londrës në konkluzionet e tij theksoi “konfirmimin e potencialit transformues të Zonës Ekonomike Rajonale dhe rënien dakort për nevojën e forcimit të lidhjeve ekonomike mes 6 vendeve të BP, partnerëve të Procesit të Berlinit dhe institucioneve të BE”.

Ekonomia në krye të transformimit europian të BP

Komisioni Europian ka fjalën e vet me peshë në këtë drejtim. Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, i ftuar në takimin që zhvillohet sot në Durrës, e ka quajtur “prioritet kyç ndërtimin e Zonës Ekonomike Rajonale për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin në BP”. Në takimin e parë informal të Durrësit, vitin e kaluar, u prezantua miratimi i një plani veprimi prej 115 pikash për Zonën Ekonomike Rajonale, të dakortësuar nga kryeministrat e 6 vendeve- Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Bosnjë-Herzegovinë- me arsyetimin e provuar se ekonomia është në krye të transformimit europian të BP, ose ndryshe të progresit në procesin e integrimit europian të rajonit.

Vetëm një zonë ekonomike rajonale mund të krijojë një treg rajonal të punës, të hapë vende pune për rininë, të frenojë emigrimin e saj dhe pasojat e zymta të mungesës së rinisë. Sipas të dhënave nga BE, Zona Ekonomike Rajonale mund të krijojë 800 mijë vende të reja pune deri në vitin 2025.

Që Zona Ekonomike Rajonale, produkt i Procesit të Berlinit, të funksionojë, stabiliteti dhe paqja në rajon janë dy parakushte të domosdoshme. Debati i kohëve të fundit për mundësinë e korigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si një veprim potencial për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe hapur rrugën e tyre drejt integrimit në BE, ka zgjuar frikën e destabilizimit dhe rrezikimit të paqes në rajon. Gjermania, iniciatorja e Procesit të Berlinit është në mënyrë të prerë kundër ndryshimit të kufijve mes dy vendeve.

Kancelarja Merkel theksoi para dy javësh, në Berlin, se: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe i paprekshëm”. Kryemnistri i Kosovës, Haradinaj që do të marrë pjesë në takimin e sotëm në Durrës, është gjithashtu kundër. Në kulmin e debatit ai ka deklaruar se„ kufijtë janë vendosur me luftë dhe vetëm lufta i lëviz”.

Shqipëria e ka thënë qartë që korigjimi i kufijve Kosovë – Serbi rrezikon stabilitetin dhe paqen në rajon. Ai krijon një precedent për ndryshim kufijsh në vende të tjera të rajonit në radhë të pare në Bosnjë-Hercegopvinë ku është Republika Serbska. Edhe pse kjo ҫështje nuk përfshihet në axhendën e takimit të sotëm hija e saj pritet të jetë e pranishme.

Në konferencën për shtyp të 6 kryeministrave, që do të mbahet pas mesditës, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabić, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn do të jenë përballë pyetjeve të gazetarëve edhe për këtë ҫështje. Edhe pse nuk është në axhendën e takimit ajo është e lidhur direkt me paqen dhe stabilitetin në rajon, pa të cilat bashkëpunimi rajonal dhe integrimi europian mbeten në mes të rrugës./koha/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • KQZ-ja nuk certifikon Nisman dhe kandidatët e saj për deputetë 22 January, 2021
  • KQZ’ja certifikon listat e LDK’së dhe PDK’së 22 January, 2021
  • KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje 22 January, 2021
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top