Ushtria ruse po vazhdon t’i bombardojë qytetet ukrainase tash e tetë ditë kur ka filluar agresioni. Forcat ruse s’po i lejojnë ukrainasit të evakuohen pasi po bombardon hekurudhat dhe urat.
Autoritetet lokale në qytetin Mariupol thonë se Rusia po ua ndërpren rrugët e evakuimit qytetarëve të Ukrainës duke bombarduar ura e hekurudha, shkruan The Guardian.
“Pushtuesit sistematikisht janë duke provuar që ta bllokojnë qytetin. Ky është gjenocid mbi popullin ukrainas”, ka thënë kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko.
Ushtarët rusë po i pengojnë autoritetet ukrainase që t’i evakuojnë edhe të lënduarit, fëmijët e gratë. Si pasojë e bombardimeve, janë ndërprerë furnizimet me ujë dhe ushqim.