fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Tashmë ka edhe një nonpaper austriak, mediumi boshnjak publikon strategjinë e zgjerimit të BE-së
7 June, 2022

Një dokument austriak i stilit ‘non-paper’ është zbuluar së fundi dhe ka përmbajtjen ‘’Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe Politika e Fqinjësisë përtej modeleve ekzistuese’’.

Siç shkruan mediumi boshnjak Klix.ba, se e posedon, ky dokument ndër të tjera propozon anëtarësimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në dokumentin e shkruar në maj të vitit 2022, në fillim thuhet se agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar rrethanat gjeopolitike, ka rrezikuar politikën e “Fqinjësisë Lindore” të Bashkimit Evropian dhe mund të ketë pasoja negative për stabilitetin e Ballkanit.

“Ne duam dhe kemi nevojë për vendet e këtij rajoni në anën tonë. Ata janë një partner kyç dhe një pjesë integrale e familjes sonë evropiane. Për këtë arsye, ne duhet të rimendojmë qasjen tonë ndaj procesit të zgjerimit dhe politikës sonë fqinjësore”, thuhet në raportimin e medias boshnjake.

Nonpaper austriak sipas këtij mediumi thotë se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të përdoret si një instrument gjeostrategjik dhe jo thjesht procedurë burokratike. Ata theksojnë se procedura aktuale e zgjerimit nuk ka dhënë rezultate të rëndësishme.

Aty theksohet gjithashtu se duhet të shikohet përtej mjeteve aktuale për zgjerim dhe të zhbllokojnë potencialin e pashfrytëzuar përmes integrimit gradual të këtyre vendeve.

“Në rrugën drejt anëtarësimit të plotë, ne duhet të krijojmë mundësi për integrimin gradual të këtyre vendeve në fushat me përfitim të veçantë për to”, thuhet në këtë dokument, sipas Blix.ba.

Prandaj, aty propozohet: integrimi progresiv në tregun e vetëm përmes, për shembull, transportit të lirë të mallrave, uljes dhe heqjes së tarifave doganore, që do të përfshinin produktet bujqësore dhe lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Pjesë e qasjes graduale sipas këtij plani të pretenduar do të ishte përfshirja në politikat tregtare dhe tatimore të orientuara drejt së ardhmes, pjesëmarrja në politikat e BE-së për klimën dhe energjinë, përfshirja në rrjetin trans-evropian të transportit, përfshirja e plotë në programet e BE-së në fushat e shkencës, arsimit dhe kërkimit, pjesëmarrjen në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, rritjen e përfshirjes në misionet e politikës së përbashkët të sigurisë së mbrojtjes të BE-së, pjesëmarrjen në Programin Evropian të Krizave Ushqimore dhe Mekanizmin e Reagimit dhe pjesëmarrjen në agjencitë e Bashkimit Evropian.

Vetë procesi i anëtarësimit gradual do të ishte rigoroz dhe i bazuar në ndryshime të matshme. Qasja graduale në fondet e BE-së do të përdoret si mjet bazë për të inkurajuar reformat. Gjithashtu, do të lihej mundësia e anulimit të disa përfitimeve në rast të devijimit nga rruga evropiane.

Në këtë dokument, sugjerohet gjithashtu që në hap të parë, vendet e Ballkanit të ftohen vazhdimisht në takimet jozyrtare të Këshillit të BE-së, për të diskutuar fushat me interes të përbashkët. Përveç kësaj, një samit BE-Ballkani Perëndimor do të organizohet çdo vit.

Teksa së fundi ata thonë se procesi i propozuar i pranimit gradual në BE mund t’u ofrohet fqinjëve të tjerë të Bashkimit Europian për të formuar një bashkëpunim të ri hap pas hapi.

Sipas këtij nonpaperi, propozimi për anëtarësim gradual në Bashkimin Evropian, nuk është propozimi i parë me përmbajtje të ngjashme.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top