fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Të gjithë drejt Gjermanisë, 27 mijë shqiptarë ikën zyrtarisht në tri vjet
5 April, 2022

Në fund të vitit 2021, në shtetet e Bashkimit Evropian kishte të regjistruar 566 mijë shqiptarë, pa përfshirë Greqinë, sipas statistikave të publikuara nga Bashkimi Evropian.

Pjesa më e madhe e tyre është në Itali, ku deri në fund të vitit 2021 ishin të regjistruar 433 mijë shtetas, ose 76% e deklarimeve totale të Eurostat (pa Greqinë).

Eurostat nuk i ka publikuar të dhënat për Greqinë, por së bashku me Italinë, mbetet shteti që ka pritur në vite më shumë shtetas, në nivele të ngjashme me Italinë.

Në tre vitet e fundit, numri i shqiptarëve që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian është rritur me gati 30 mijë persona. Ajo që vihet re qartë është tendenca e re për të ikur drejt Gjermanisë. Nga 30 mijë persona që kanë arritur të regjistrohen në një vend të BE-së në tre vitet e fundit, rreth 27.3 mijë prej tyre kanë ikur drejt Gjermanisë, duke e çuar numrin në total në gati 77 mijë persona, të tretin pas Italisë e Greqisë për numrin e shtetasve shqiptarë në total që jetojnë në një vend të BE-së.

Franca është shteti i dytë pas Gjermanisë që ka parë rritjen më të lartë të shtetasve shqiptarë me rreth 8500 persona që janë shtuar, në një total prej 33 mijë personash. Ndryshe nga Gjermania, ku shkojnë përgjithësisht personat që kanë një kontratë pune, dhe si rrjedhojë figurojnë të regjistruar si rezidentë, në Francë është shumë më i lartë numri i personave që kërkojnë azil dhe si rrjedhojë mund të mos figurojnë ne regjistrimet e shtetasve jo të BE-së që jetojnë në Francë.

Për të njëjtën periudhë është ulur me rreth 7 mijë persona numri i shqiptarëve në Itali. Italia mbetet gjithsesi shteti kryesor pritës me rreth 433 mijë shtetas shqiptarë.

Në vendet e tjera të BE-së janë të regjistruar më pak sesa 7 mijë persona. Pas Francës renditen Belgjika (6,807), Suedia (6,184) dhe Austria (3,038).

Rritja e lejeve të qëndrimit nga Gjermania

Gjermania, e cila po përballet me kufizime në tregun e brendshëm të punës, po tërheq vitet e fundit shtetas nga e gjithë bota, përfshirë dhe shqiptarë. Specialitete si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani.

Të dhëna të tjera të Eurostat, që janë të disponueshme deri në vitin 2020 tregojnë se lejet e qëndrimit që Gjermania ka dhënë ndaj shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm duke filluar nga viti 2018. Në atë vit mbi 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje për të jetuar e punuar në ekonominë më të madhe të Europës. Në 2019-n, numri i tyre i kaloi 12 mijë. Në 2020-n, ndonëse në pandemi dhe kufizime të forta në lëvizje, u dhanë rreth 8,300 leje qëndrimi./Monitor

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
  • Nisin procedurat për memoralin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top