fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 8 August, 2022 18:38 Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta
  • 8 August, 2022 18:36 Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë
  • 8 August, 2022 18:35 Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës
  • 8 August, 2022 10:42 Sulmohen katër policë në Prishtinë
  • 8 August, 2022 10:39 Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë
  • 8 August, 2022 10:36 Ambasada ruse në Beograd e quan provokim ndalimin e gazetares ruse në Kosovë
  • 8 August, 2022 10:34 Analisti amerikan: ‘Open Balkan’ minon Procesin e Berlinit
  • 8 August, 2022 10:30 Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Deliq në Kosovë, janë vrarë mbi dymijë civilë
  • 8 August, 2022 10:27 Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
  • 5 August, 2022 15:43 Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Tensionet në Kosovë dhe Bosnjë, Stoltenberg flet për mekanizmat e NATO-s për ndërhyrje
3 January, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka konfirmuar se ka rritje të tensioneve në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Ai në një intervistë për gazetën malazeze, Pobjeda tha se Aleanca do të punojë për stabilitet dhe siguri në këtë rajon.

Stoltenberg tha se NATO është e vendosur t’i ndihmojë vendet e Ballkanit që të zbatojnë reforma për të mirën e qytetarëve dhe se do të kërkojë angazhim të vërtetë dhe progres real në reforma dhe pajtim.

“Ballkani Perëndimor ka bërë një rrugë të gjatë që nga konflikti i viteve 1990, por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për ta minuar progresin. NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd. Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian mbetet thelbësor dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për t’i mbështetur reformat”, tha ai.

Strukturat e Bosnjë e Hercegovinës është e rëndësishme të jenë unike për stabilitetin e vendit, tha Stoltenberg, duke komentuar veprimet e fundit të Republika Srpskas për shpërbërjen e shtetit.

“Siç thashë vitin e kaluar, kur festuam 25 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit – një nga arritjet më domethënëse ishte krijimi i Forcave të Armatosura të Përbashkëta. Në fund të luftës kishte më shumë se 400.000 ushtarë, të ndarë ashpër mes tri ushtrive; sot ekziston një ushtri e vetme profesionale prej rreth 10,000 ushtarësh dhe 5,000 rezervistësh nën një zinxhir të vetëm komandues. Çdo përpjekje për t’i dobësuar institucionet e nivelit shtetëror vetëm sa do ta minojë sigurinë e Bosnjë e Hercegovinës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg theksoi se kjo do të kishte poasoja për ekonominë dhe stabilitetin e Bosnjës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u përgjigj pozitivisht kur u pyet se a ka Alenaca mekanizma për t’i parandaluar tensionet që mund të shtohen, transmeton Express.

“NATO është forumi i vetëm transatlantik për konsultime dhe vendime për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë të përbashkët. Menaxhimi i krizës është dhe do të jetë një nga detyrat tona themelore. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO-n. Kjo u riafirmua në samitin tonë në Bruksel dhe gjatë takimit tonë të fundit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga”, tha ai.

“U bëj thirrje të gjithë liderëve në rajon që të tregojnë përkushtimin e tyre për reforma dhe pajtim. Ky është çelësi për konsolidimin e stabilitetit në të gjithë rajonin”, theksoi Stoltenberg.

Mandati i dytë i Stoltenberg si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës përfundon në shtator të këtij viti. Në shtatë vitet e fundit në krye të NATO-s, Aleancës i janë shtuar dy anëtarë të rinj, por ajo është përballur edhe me sfida të reja sigurie.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Kurti për Asociacionin: Jo në bazë të etnisë 8 August, 2022
  • Mimoza Kusari e ashpër për Asociacionin, paralajmëron diskutim me serbët dhe thotë “do të rezistojmë” 8 August, 2022
  • Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta 8 August, 2022
  • Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë 8 August, 2022
  • Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës 8 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top