fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 16:21 Aktorja e njohur turke i futet muzikës, e ndihmon bashkëshorti saj këngëtar
  • 20 May, 2022 16:17 Nesër e pasnesër unaza kryesore e Prishtinës shndërrohet në njëkahore
  • 20 May, 2022 16:00 Ministria e Financave tregon se kur do të dalin 100 eurot e qeverisë për sektorin privat
  • 20 May, 2022 15:57 Kryetari i PDK-së i prezanton 5 prioritetet e Kabinetit për Qeverisje të Mirë
  • 20 May, 2022 15:55 Jashari e Corell nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e partneritetit mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Iowas
  • 20 May, 2022 15:53 Presidentja Osmani pret në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, flasin për vetingun
  • 20 May, 2022 15:49 Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra
  • 20 May, 2022 15:48 Dreshaj: Mësimdhënësit dolën në rrugë prej zorit, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme
  • 20 May, 2022 11:04 Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju (
  • 20 May, 2022 10:59 Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Tetë raste të dhunës në familje brenda një dite
2 February, 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në Kosovë.

Në Rahovec janë arrestuar dy vëllezër pasi u konfrontuan fizikisht me njeri tjetrin.

“Rahovec 01.02.2022 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit, pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht mes veti. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në Prizren një person ka lajmëruar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i tij që gjendet në arrati.

“Prizren 21.01.2022 – 23:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër në Prizren është arrestuar një peron pasi e sulmoi fizikisht gruan e tij.

“Prizren 01.02.2022 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër  bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari  dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Ndërkaq në Fushë Kosovë një person në gjendje të dehur ka tentuar që t’i sulmojë familjarët.

“Fushë Kosovë 01.02.2022 – 00:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, djali i tij i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit) ka shkaktuar dhunë në familje dhe ka tentuar ti sulmoj. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa nuk  raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”, konfirmojnë nga Policia.

Edhe një Prishtinë u arrestua një person pasi e sulmoi fizikisht gruan e tij.

“Prishtinë (NN) 01.02.2022 – 08:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Një person u arrestua poashtu në Prishtinë për dhunë në familje.

“Prishtinë 30.01.2022 – 16:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit i njëjti lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Ndërsa në Gjilan u arrestua një person pasi e sulmoi fizikisht motrën e tij.

“Gjilan 01.02.2022 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër në Gjilan u arrestua një person pasi e sulmoi fizikisht motrën e tij.

“Gjilan 01.02.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Aktorja e njohur turke i futet muzikës, e ndihmon bashkëshorti saj këngëtar 20 May, 2022
  • Nesër e pasnesër unaza kryesore e Prishtinës shndërrohet në njëkahore 20 May, 2022
  • Pse lia e majmunëve po përhapet në Evropë dhe SHBA? 20 May, 2022
  • Spanja mbështet hyrjen e Ukrainës në BE, thotë ministri i Jashtëm 20 May, 2022
  • Senatori amerikan pas takimit me Kurtin: Angazhimi i SHBA’së ndaj Kosovës është më krucial se kurrë 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top