fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 26 January, 2021 16:53 Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt
  • 26 January, 2021 16:42 Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern
  • 26 January, 2021 15:42 Maloku i KPK-së pritet në takim nga Osmani
  • 26 January, 2021 15:32 Pak para vendimit të PZAP-së, AAK i zëvendëson emrat e kandidatëve për deputetë
  • 26 January, 2021 15:26 Sannino: Turbulencat politike në Kosovë nuk i kanë ndihmuar dialogut me Serbinë
  • 26 January, 2021 14:59 Kurti: Dialogu duhet së pari të normalizojë Serbinë
  • 26 January, 2021 14:57 Nitaj takoi drejtoreshën e MCC-së, Olmstead
  • 26 January, 2021 13:46 Cardi B dëshiron ta krijojë aplikacionin e saj
  • 26 January, 2021 13:43 Vërshime në disa zona në Podujevë pas reshjeve të fundit
  • 26 January, 2021 13:41 Kanye West rikthehet në Los Angeles
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Thaçi luan me Luginën, mediave austriake u thotë që s’ka shkëmbim territoresh
27 August, 2018

Fjalët e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, po vërtetohen të jenë vetëm lojë e tij me Luginën. Mediave austriake, Thaçi u ka thënë që s’do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur qëndrimet e tij se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohje reciproke mes dy vendeve si dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Der Standard”, Thaçi ka thënë se është e tija ideja për korrigjimin e kufijve. Ai ka shtuar se kjo ide deri më tani nuk ka qenë në tavolinën e diskutimeve në Bruksel.

“U bënë tash e gjashtë vjet qysh prej fillimit të negociatave me Serbinë. Tani kemi hyrë në fazën finale të këtij procesi. Deri më tani, kemi folur vetëm për procesin por jo edhe për detaje. Ideja për korrigjimin e kufijve është e imja. Si dhe ideja për përfshirjen e Luginës së Preshevës është e imja. Megjithatë deri më tani kjo nuk ka qenë subjekt i diskutimeve në Bruksel. Por gjithsesi në të ardhmen do të flitet për këtë. Ka shumë dallime, mirëpo e vetmja mënyrë është vazhdimi i dialogut”, ka thënë Thaçi.

Thaçi është kundërpërgjigjur edhe ndaj zërave se korrigjimi i kufijve përfshin shkëmbim dhe ndarje të territoreve, për të cilën ka thënë se nuk do të ketë një ndarje të tille, si dhe nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

“Kosova nuk do të ndahet, nuk ka as shkëmbim të territoreve. Dhe një gjë të tillë nuk besoj që do ta sugjerojë as Vuçiq. Duhet të punojmë për zgjidhjen e dallimeve që janë tash e 200 vite. Ne nuk duhet të jemi peng i kufijve të caktuar gjatë regjimit të Titos. Jugosllavia nuk ekziston më”, është shprehur presidenti i vendit.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt 26 January, 2021
  • PZAP-ja lë jashtë listave Kurtin dhe kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin 26 January, 2021
  • Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern 26 January, 2021
  • Haradinaj: Presim certifikimin e listës, përndryshe do të ankohemi në Supreme 26 January, 2021
  • Pesë të vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë 26 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top