fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
  • 19 May, 2022 15:06 Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar
  • 19 May, 2022 15:02 Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
  • 19 May, 2022 14:47 Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun
  • 19 May, 2022 13:47 Pas 3 vitesh martesë, Blero dhe Afrona ndahen?
  • 19 May, 2022 13:44 Rizvanolli: Programi Kompakt mbi 200 milionë dollarë, mbështet sigurinë energjetike
  • 19 May, 2022 13:42 Paralajmërimi i OKB: Krizë globale ushqimore, Rusia të zhbllokojë eksportet në Ukrainë
  • 19 May, 2022 13:29 Kosovën e mbështet edhe një shtet tjetër në synimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës
  • 19 May, 2022 13:27 Osmani takon kryetaret e Kushtetueses së Kosovës dhe Shqipërisë
  • 19 May, 2022 13:12 Nënë për herë të dytë? Kjo foto e Klea Hutës zgjon dyshime
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Thirrja e dy holandezëve: Është koha që shteti ynë t’ia heqë Kosovës bllokadën e liberalizimit të vizave
1 April, 2022

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm pa pasur lirinë e lëvizjes pa viza në Zonën Schengen. Përveç Francës, skeptike është edhe Holanda, shtete këto që vazhdojnë të konstatojnë se Kosova duhet të bëjë edhe më shumë në lutën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lidhur me këtë qëndrim të Holandës sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët, në gazetën holandeze “Trouw” kanë dalë me një shkrim të përbashkët, eurodeputeti holandez Thijs Reuten dhe aktivisti Stefan van Dijk.

Në këtë shkrim të përbashkët, Reuten dhe van Dijk kërkojnë që Holanda të mbështes Kosovën demokratike dhe kanë kërkuar që të hiqet bllokada për udhëtim pa viza, bllokadë të cilën Reuten dhe van Dijk e quajnë “të pakuptimtë”, transmeton Gazeta Express.

Tutje të dy përmendin faktin se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë konstatuar se Kosova i ka plotësuar kushtet dhe se objektivisht është e gatshme për të marrë liberalizimin e vizave.

Derisa theksojnë se për fat të keq ka shtete anëtare të cilat s’janë dakord, e këtu bëjnë pjesë Franca dhe Holanda.

Të dy holandezët, autor të shkrimit, thonë se Qeveria e Holandës nuk është mjaftueshëm e bindur për progresin e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, derisa theksojnë se një qëndrim i tillë është i pa qartë dhe vështirë i vërtetueshëm.

Stefan van Dijk

Përveç kësaj, Reuten dhe van Dijk thonë se një qëndrim i tillë i Holandës është i motivuar edhe politikisht, dhe shtojnë se duke vepruar në një mënyrë të tillë, politika holandeze po minon një proces që është ndërtuar mbi kritere të paanshme.

“Duke vepruar kështu, politikanët tanë minojnë një proces që është ndërtuar mbi kritere të paanshme”, thuhet në tekstin e përbashkët.

Të dy autorët thonë se duke mos mbajtur premtimet, atëherë rrezikohet që Kosova të largohet nga gjiri Evropian.

“Duke mos i mbajtur premtimet, rrezikojmë ta largojmë popullin e Kosovës nga ne. Kjo nuk është në interesin e askujt, as në interesin tonë”, theksohet tutje.

Reuten dhe van Dijk shtojnë se në këtë kohë kur disa vende po shfaqin tendenca autokratike, atëherë duhet dhënë mbështetje një vendi demokratik dhe të orientuar drejt BE-së si Kosova. Të dy thonë se është koha që Holanda të heq bllokadën ndaj kosovarëve për çështjen

“S’është e nevojshme që të shpjegojmë se sa e padëshirueshme është që vendet e Ballkanit Perëndimor të shikojnë drejt Rusisë dhe Kinës, në vend të Bashkimit Evropian. Në një kohë kur disa vende evropiane po shfaqin tendenca autokratike, ne duhet të mbështesim një vend demokratik, të orientuar drejt BE-së si Kosova. Është koha për të lënë mënjanë ndjenjat e brendshme dhe për t’u dhënë kosovarëve sinjalin e duhur. Është koha që Holanda të heqë bllokadën e pakuptimtë kundër udhëtimit pa viza”, thuhet në këtë shkrim./

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Ideja e Macronit për “Bashkësinë gjeopolitike evropiane” gjen përkrahje edhe në Bruksel 19 May, 2022
  • Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj 19 May, 2022
  • Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar 19 May, 2022
  • Scholz: Pranimi i shpejtë i Ukrainës në BE do të ishte i padrejtë për Ballkanin 19 May, 2022
  • Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale 19 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top