fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 January, 2021 16:44 Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut
  • 25 January, 2021 16:38 Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj
  • 25 January, 2021 15:57 “Super Bowl” organizon koncert special për punëtorët shëndetësorë
  • 25 January, 2021 15:44 Ia publikoi foton private, Arbenita i reagon Feros
  • 25 January, 2021 15:42 Malisheva dhe AKEE nënshkruajnë marrëveshje për efiçiencë të energjisë
  • 25 January, 2021 15:40 Familja mbretërore bëhet me anëtar të ri
  • 25 January, 2021 15:17 Kurti e Osmani u premtojnë studentëve në Lipjan se do të jenë të barabartë në tregun e punës
  • 25 January, 2021 15:15 Donika Gërvalla i del në mbrojtje Albin Kurtit: Sa e madhe është frika e disave
  • 25 January, 2021 14:56 Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Nuk është ekip i sezoneve
  • 25 January, 2021 14:48 Lekaj-Tahirit: E pabesueshme ku ka rënë PDK-ja
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Thirrja e Xhavit Halitit: Nëse elektorati i ka dashur Thaçin dhe Veselin, duhet të angazhohet dyfish në zgjedhje
6 January, 2021

Xhavit Haliti thotë se për nder të ish-kryetarëve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, elektorati duhet të votojë dy herë më shumë PDK’në. Sipas tij, do të jepet maksimumi për t’i fituar zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në këtë fillimvit.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), tashmë ka filluar mobilizimi për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen së shpejti. Janë duke u mbajtur mbledhje të shpeshta të Kryesisë së partisë e Këshillit Drejtues, e as aderimet në nuk janë duke munguar. Edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj i ka filluar takimet mobilizuese e konferencat për media.

Lidhur me pritjet që kanë për zgjedhjet e parakohshme kanë folur edhe nga partia. Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Xhavit Haliti ka thënë për Express, se ata janë të gatshëm për zgjedhje.

“Sigurisht që çdo parti që është në betejë në politik duhet të jetë e gatshme. Tani të shohim se a janë qytetarët të gatshëm për zgjedhje edhe se a e ka dhënë ende qytetarët verdiktin e votës së vet që të krijojnë një Qeveri për katër viti. Ne duhet që të shfrytëzojmë mundësinë që aq sa mundemi të bëjmë një fushatë dhe të dalim në zgjedhje”, ka thënë Haliti, duke shtuar se do të përpiqen shumë që ti fitojnë këto zgjedhje.

Haliti foli edhe për vënien e Enver Hoxhajt si kandidat i PDK’së për kryeministër.

“Ne kemi votuar dhe kemi nominuar si Kryesi dhe si Këshill Drejtues. Mund të diskutojmë se a mund t’i zëvendësojë ai ish-kryetarët, por nuk po besoj që në bazë të përvojës së tij, ekipit që e ka në mbështetje për të bërë fushatë, po besoj që do të përpiqemi me e kompensu mungesën e tyre”, ka thënë më tutje ai.

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, tha për Express se elektorati i kësaj partie duhet të votojë dy herë me shumë në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti, për nder të ish-kryetarëve Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Unë besoj që nëse elektorati i PDK’së i ka dashtë dhe i ka respektuar Thaçin dhe Veselin, atëherë duhet që dyfish më shumë të angazhohet për të fituar PDK’ja dhe për ta kompensuar mungesën e tyre”, ka deklaruar ai.

Ai njoftoi se në këto zgjedhje do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK’së, për deputet.

Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Po ashtu, Gjykata në vendimin e saj thotë se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vota e 61-të që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Kështu këtyre ditëve pritet që të publikohet edhe aktgjykimi i plotë i Kushtetueses dhe shpallja e zgjedhjeve të reja në vend.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Lëkundje toke në Elbasan dhe Korçë 25 January, 2021
  • E pabesueshme: Pagat në Zvicër u rritën gjatë krizës së pandemisë 25 January, 2021
  • Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut 25 January, 2021
  • Apple ka një paralajmërim shumë të rëndësishëm për ata që kanë blerë iPhone 12 25 January, 2021
  • Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj 25 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top