Futbolli italian është tronditur së fundmi.
Në fakt, ndeshja ndërmjet Foggias dhe Catanzaros, e vlefshme për Serie C italiane, Grupi C, u ndërpre përkohësisht pasi një tifoz u fut në fushë.
Huligani u vërsul drejt ish-futbollistit të klubit të tij, Iemello, i cili i kishte realizuar dy gola dhe tentoi ta godiste atë, njoftojnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.
Më pas, e kërcënoi atë edhe me vdekje, respektivisht me heqje koke.
Ndodhi kjo në minutën e 64-t tek rezultati 5:1 për vizitorët.
Tifozi u neutralizua dhe u largua nga fusha dhe pritet të dënohet për këtë veprim agresor.
Ai ia la penalltinë një bashkëlojtari pasi nuk dëshironte që situata të përkeqësohej.
Më pas, Iemello u zëvendësua nga trajneri i Catanzaros, Vivarini për t’i ulur tensionet.
Tutje, edhe një tifoz tentoi të futej në fushë, por në këtë rast sigurimi u tregua më i vëmendshëm dhe e ndali atë.
Sa për informatë, Catanzaro e fitoi lojën në udhëtim me rezultat 6:2.