fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 January, 2021 15:40 Haradinaj kërkon nga partitë ta votojnë për president: Do të jem rojë e Kosovës
  • 20 January, 2021 15:36 Haxhiu: Qytetarët me të drejtë janë shqetësuar me tendencat për largimin nga lista të Kurtit
  • 20 January, 2021 15:17 GLPS-ja kundërshton kandidimin për deputetë të personave që kanë probleme me ligjin
  • 20 January, 2021 14:55 Nitaj kërkon nga KEDS-i mos të ndërpritet energjia elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve
  • 20 January, 2021 14:43 Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV
  • 20 January, 2021 11:56 E veshur tërësisht në të zeza, Ivanka Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë
  • 20 January, 2021 11:51 Iggy Azalea mendon se për gjithë suksesin e saj i detyrohet nënës
  • 20 January, 2021 11:46 Apeli ia zbut dënimin Shukri Bujës
  • 20 January, 2021 11:44 12 vjet nga shndërrimi i TMK-së në FSK
  • 20 January, 2021 11:36 Gashi: Kryengritja Rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë pergjigja për sondazhistët e korruptuar
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
‘Tkurren’ pozitat qeveritare
13 February, 2020

Krahas ekzistimit të ministrive përkatëse, në Qeverinë e kaluar të Kosovës ishte zbatuar edhe forma e emërimit të koordinatorëve për çështje të caktuara. Në këtë aspekt, krahas ministrit të Arsimit, ekzistonte edhe koordinatori nacional për arsim apo edhe rasti kur krahas ministrit të Mjedisit dhe Ambientit, ekzistonte koordinatori për çështje klimatike dhe ambient.

Por, këto pozita u shuan me një vendim të Qeverisë së re të Kosovës, të kryeministrit Albin Kurti. Shuarja e pozitave të koordinatorëve, bie në fushën e shqyrtimit të shumë vendimeve të qeverisë paraprake, nga qeveria aktuale.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa nga koordinatorët e shkarkuar, por ata nuk kanë pranuar që të flasin e disa nga ta nuk kanë qenë të qasshëm.

Ndërkaq, përfaqësues të shoqërisë civile e vlerësojnë si të qëlluar vendimin e qeverisë, pasi që sipas tyre, këto pozita kanë qenë të panevojshme.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se shuarja e këtyre pozitave ishte një vendim i mirë dhe në funksion të kursimeve buxhetore.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se ky është një vendim i drejtë i cili më në fund i jep përgjigje bastardimit të madh të pozitave të shumta të koordinatorëve të cilat janë krijuar edhe pa nevojë, por edhe duke krijuar dëme dhe barrë të madhe për buxhetin e Kosovës. Koordinimi i shumë prej këtyre obligimeve që i kanë pasur në kompetencë këta koordinatorë, janë të bazuara në ligj, prandaj zbatimi i ligjeve nga zyrtarët e të gjitha institucioneve do ta bënte të panevojshme krijimin e këtyre pozitave”, tha Musliu.

Vetëm për pagën e një koordinatori nacional, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar brenda një vitit mesatarisht mbi 20 mijë euro. Koordinatorët nacionalë të cilët ishin emëruara në qeveria e kaluar, nuk kanë ekzistuar si pozita zyrtare në periudha më të largëta kohore.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, tha për Radion Evropa e Lirë se shkarkimi i koordinatorëve nacionalë nuk do të paraqesë ndonjë pengesë në funksionimin e atyre fushave të cilët ata i kanë udhëhequr.

“Është vendim i mirë pasi që nuk ka qenë e arsyeshme emërimin e koordinatorëve dhe po ashtu ka qenë e pa qartë pse duhet të ekzistojnë ato pozita, kështu që vendimi që të shkarkohen është pozitiv. Në Kosovë nuk do të duhej të krijohen pozita të tilla sepse edhe ashtu ka shumë institucione, agjenci të pavarura, që secila prej tyre mund të luajë rolin e tyre dhe nuk ka nevojë të krijohen koordinatorë të tillë”, thotë Demhasaj.

Demhasaj shton se emërimi dhe funksionimi i këtyre koordinatorëve nuk është se ka treguar ndonjë ndryshim pozitiv në shoqëri apo në funksionimin e institucioneve.

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj i cili kishte emëruar këta koordinatorë nacionalë, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti, duke shkruar se me këtë vendim kanë pësuar profesionistët.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit
19 January, 2021

Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit

Buka dhe sallatat nuk janë pjatat e zakonshme në një meny të një restoranti në Tajlandë. Aty shërbehet edhe kanabis

Lajmet e fundit
  • Haradinaj kërkon nga partitë ta votojnë për president: Do të jem rojë e Kosovës 20 January, 2021
  • Haxhiu: Qytetarët me të drejtë janë shqetësuar me tendencat për largimin nga lista të Kurtit 20 January, 2021
  • Trump paketon valixhet dhe largohet nga Shtëpia e Bardhë 20 January, 2021
  • Thaçi dhe të tjerët regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 20 January, 2021
  • GLPS-ja kundërshton kandidimin për deputetë të personave që kanë probleme me ligjin 20 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top