Lufta në Ukrainë i ka zënë të papërgatitur shumë sportistë, të cilët nuk ia dolën të largohen nga vendi.
Rusia e ndërmori sot në mëngjes sulmin luftarak ndaj Ukrainës dhe aktivitetet sportive u anuluan për një kohë.
E në Ukrainë i ngujuar ka mbetur edhe trajneri i Shakhtar Donetskut, Roberto de Zerbi.
Ai ndihet i brengosur me situatën dhe shpreson që lufta të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan “Gazeta Express”.
“Ne nuk jemi heronj, por jemi të brengosur. Sot në mëngjes jemi ngritur duke dëgjuar zhurma dhe eksplodime përreth. Ne jemi mirë, por, po, situata është e tensionuar. Ne duam ta dimë se si do të vazhdojë situata”, deklaroi De Zerbi.
Ai është rikthyer në Ukrainë vetëm pak ditë më parë pasi me ekipin ukrainas e kryen fazën përgatitore në Turqi.