Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë sot aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Gjilan.
Kështu është e bërë e ditur në një njoftim për media, nga Dhomat e Specializuara.
“Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në takim ftohen të marrin pjesë edhe gazetarët.
Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Takimi do të mbahet online, me fillim nga ora 10:00-11:30.