Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në Kosovë.
Në një rast në Lipjan është intervistuar një person pasi e sulmoi gruan e tij në janar të këtij viti.
Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Lipjan 17.11.2021-NN. Viktima femër kosovare me 08.02.2022 ka njoftuar se me datën e cekur është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar -bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Edhe në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje.
“Lagjia 28, Fushë Kosovë, 06.02.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Në Pejë poashtu u arrestua një person pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Pejë 07.02.2022-23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.