fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 15 January, 2021 21:11 Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm
  • 15 January, 2021 21:09 Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete
  • 15 January, 2021 15:57 Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik
  • 15 January, 2021 15:30 Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora
  • 15 January, 2021 15:22 Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës
  • 15 January, 2021 15:20 Rukiqi: Blerja e vaksinave anti-Covid duhet bërë me fond tjetër, jo nga Pakoja e Rimëkëmbjes
  • 15 January, 2021 15:17 Hoxhaj: Bashkëpunimi Kurti-Osmani nuk është për qytetarët por për poste dhe karrike
  • 15 January, 2021 14:50 Shefi i Zyrës së BE-së firmos tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro për Kosovën
  • 15 January, 2021 14:36 Shyqiri Bytyqi ndërron sërish parti, kalon në PDK
  • 15 January, 2021 14:28 Lëvizja për Drejtësi pjesë e listës së PDK-së
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Trump dëshiron një marrëveshje për Kosovën në finalizimin e fushatës së tij
23 August, 2019

Administrata Trump padyshim se dëshiron të arrijë një marrëveshje përfundimtare për Kosovën përpara zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nëntor të vitit 2020, pasi do të ishte një “plus i madh” për fushatën e tij.

 

Gazeta serbe “Danas” shkruan se për pozicionin e kreut të shtetit amerikan do të ishte edhe më mirë ta bënte këtë gjë vetëm para zgjedhjeve, dhe jo në qershor, kur do të harrohet një gjë e tillë.

Ndërkohë që në Serbi një qeveri e re do të formohet në fund të majit ose në fillim të qershorit të vitit të ardhshëm, pas zgjedhjeve,  madje edheBeogradi zyrtar nuk do të jetë i gatshëm të pranojë marrëveshjen gjatë kësaj periudhe.

Kësisoj i kanë thënë kësaj gazete jozyrtarisht disa përfaqësues diplomatikë duke komentuar raportimet e mediave se plani i administratës amerikane është që marrëveshja Beograd-Prishtinë të nënshkruhet deri në verën e vitit të ardhshëm.

Burimet e “Danas” vlerësojnë gjithashtu se pretendimet e mediave nuk tingëllojnë realiste që të dyja palët mund të ulen në tryezën e bisedimeve përsëri në mes të muajit shtator, duke përmendur se ka më shumë të ngjarë të bëhet në fund të vjeshtës ose fillim të dimrit.

“Është joreale që bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës të rinisin në mes të shtatorit, pasi zgjedhjet parlamentare të Kosovës do të mbahen në fund të shtatorit ose fillim të tetorit. Do të duhej të pritej për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që Prishtina të formojë një ekip negociues, gjë që nuk mund të ndodhë para nëntorit ose dhjetorit”, shpjegojnë diplomatët duke rikujtuar se pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se dialogu për Kosovën “në rastin më të mirë” mund të rifillojë në dhjetor, transmeton Klan Kosova.

“BE nuk ka pasur kapacitet që të përfundojë me sukses negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe Trump më në fund ka stabilizuar ekipin e tij të politikës së jashtme, i cili më parë është tronditur nga ndryshimet në vazhdim të personelit. Është e vërtetë që SHBA-ja po kërkon nga Qeveria e Kosovës që të heq taksën për mallrat nga Serbia, por në të njëjtën kohë, ata kërkojnë që Serbia të mos bllokojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe insistojnë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Qëllimi përfundimtar i Amerikës është të shtypë ndikimin e Rusisë në Serbi dhe Ballkan, dhe që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në NATO dhe më vonë në BE”, thonë diplomatët.

Gregory Raymond, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Boise në Idaho, thotë për gazetën “Danas” se dialogu Beograd-Prishtinë është “shumë i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara” për “stabilizimin e rajonit, por është e vështirë të imagjinohet se si do të vazhdojnë negociatat gjersa është në fuqi taksa e Kosovës”.

“Takimi i presidentit serb me sekretarin amerikan të Shtetit ritheksoi se Washingtoni beson se taksa duhet të hiqet dhe dialogu të vazhdojë. Zyrtarët në Prishtinë tashmë duhet të jenë të vetëdijshëm për një qëndrim të tillë amerikan, kështu që është e vështirë të thuhet nëse ata do të ndryshojnë mendimin e tyre pas thirrjes së re të SHBA-së për heqjen e taksës”, tha ai.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm 15 January, 2021
  • Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete 15 January, 2021
  • Hoti për aderimin e Osmanit: Ajo e vendosi në ballë logon e VV’së 15 January, 2021
  • Deri në fund të shkurtit do të vaksinohen 4 milionë francezë 15 January, 2021
  • Anëtarët e VV-së: Reagimi i KQZ-së për aplikacionin online për mërgimtarët, absurd dhe i dëmshëm 15 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top