Autoritetet shëndetësore në Turqi janë gati të përdorin vaksinën e prodhimit vendas kundër COVID-19, Turkovac, si një dozë përforcuese pas pranimit të dy vaksinave BioNTech.
Sipas mjekut Ateş, gjithsej 1.034 vullnetarëve do t’u administrohen vaksinat dhe studimi pritet të përfundojë brenda tre muajve.
Për më tepër, ai shtoi se vaksinat Turkovac do t’u jepen adoleshentëve si dozë e parë, ndërsa gratë shtatzëna do ta marrin vaksinën që nga java e ardhshme.
Në përputhje me studimin pilot për ata më të rinj se 18 vjeç, 50 vullnetarë të moshës 16-18 vjeç do të pranojnë vaksinën Turkovac.
Gjithashtu, vaksina do t’i jepet edhe 100 vullnetarëve të tjerë të moshës 12-16 dhe 5-12 vjeç./AA/