Këngëtari, Kastriot Rexha i njohur me nofkën “Majk” shpeshherë është bërë pjesë e medias rozë sa i përket raportit të tij me vajzat.
Kështu i ndodhi edhe së fundmi kur një fotografi e tij me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Melisa Lleshin pushtoi rrjetin duke u shpërndarë kudo.
Ata u fotografuan së bashku në një hotel në Tiranë dhe kaq mjaftoi që nëpër rrjete sociale e media të aludohej për një lidhje të mundshme mes tyre.

Dyshja nuk ka reaguar lidhur me fotografinë e publikuar, ndërsa sot Majk ka bërë reagimin e parë ndaj Melisës.
Kjo e fundit sapo ka publikuar projektin e ri muzikor, teksa Majk publikisht tregoi mbështetje për të, duke ia shpërndarë këngën e re.
