fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
U përmend si kandidat për president të Shqipërisë, reagon Ramush Haradinaj
8 April, 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas disa shkrimeve në media, se ai mund të jetë kandidat për president të Shqipërisë. Haradinaj, i cili ditëve të fundit vizitoi Tiranë e u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, ka mohuar mundësinë e tillë.

I pari i AAK’së thotë se angazhimi i tij politik lidhet vetëm me Kosovën.

“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë”, shkroi Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje”, tha ai.

“Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!”, shtoi Haradinaj.

Ilir Meta është president i Shqipërisë dhe mandati i tij zgjat deri më 24 korrik. Brenda 24 majit duhet të nisë procedura në Parlament për të zgjedhur kreun e ri të shtetit

Propozimin e kandidatëve për president kanë të drejtë ta bëjnë 20 deputetë.

Zgjedhja e tij kalon në 5 raunde në Kuvend. Në 3 raundet e para kandidati duhet të marrë 3/5 e votave në Parlament, ose 84 vota.

Ndërsa në dy raundet e fundit, për të zgjedhur Presidentin e ri mjaftojnë 71 vota të deputetëve.

Presidenti i Shqipërisë duhet të jetë mbi 40 vjeç. Duhet të jetë me shtetësi shqiptare që në lindje dhe duhet që në 10 vitet e fundit nuk duhet të ketë banuar jashtë vendit.

Mandati i presidentit është 5 vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhje.

Në Kushtetutë parashikohen edhe rastet ekstreme. Nëse presidenti nuk zgjidhet as në raundin e pestë, Kuvendi shpërbëhet. Ndërsa i vetmi rast që mund t’i zgjasë mandatin Metës përtej 24 korrikut do të ishte shpallja e gjendjes së luftës.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top