Nëntëdhjetë fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit nga forcat ruse më 24 shkurt, tha të hënën zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas.
“Numri më i madh i viktimave është në rajonet e Kyivit, Kharkivit, Donetskut, Chernihivit, Sumyt, Khersonit, Mykolayivit dhe Zhytomyrit”, thuhet në një deklaratë.
Reuters tha se nuk ka mundur t’i verifikojë këto shifra.
Rusia mohon t’i ketë shënjestruar civilët në atë që ajo e quan një “operacion special” për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e Ukrainës, por pamjet e kanë dëshmuar të kundërtën.