Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka pohuar se rreth 300 persona janë mbajtur peng për katër javë në bodrumin e një shkolle pranë Chernihiv, në veri të Ukrainës.
Në një postim në Twitter, thuhet se trupat ruse kishin marrë peng fshatarët në Yahidne, 140 kilometra larg Chernihivit, po ashtu dyshohet se aty kanë vdekur edhe 18 persona.
Javën e kaluar, korrespondentja e BBC, Yogita Limaye, kishte udhëtuar për në Yahidne, ku fshatarët kishin folur për ndodhin e tyre, shkruan BBC.