Paraditja dominohet nga kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në veri-verilindje.
Pas mesditës vranësira kalimtare shfaqen në qendër, por gjatë pasdites vranësirat zhvendosen gradualisht drejt ekstremit jugor të Shqipërisë.
Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare dhe e fortë gjatë gjithë ditës, me shpejtësi maksimale mbi 70 km/h nga verilindja ndërsa në det vijon dallgëzimi 5-6 ballë.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në territor me 5-6 gradë në ultësirën perëndimore, por rënie me 8-10 gradë në zonat malore duke ulur vlerat ekstreme të ditës në 4 dhe 27 gradë.