Ushtari rus, Alexey Bychkov, raportohet se u arrestua të shtunën pasi kishte regjistruar një video të tij duke abuzuar seksualisht me një foshnjë.
Arrestimi vjen pasi Lyudmila Denisova, komisionere për të drejtat e njeriut në Parlamentin ukrainas, deklaroi se trupat ruse kanë përdhunuar fëmijë gjatë luftës.
Në një deklaratë në Telegram, ajo tha se një vajzë 14-vjeçare në Bucha u përdhunua nga pesë ushtarë dhe si rezultat tani është shtatzënë.
Në një tjetër incident tronditës, një djalë 11-vjeçar në të njëjtin qytet u përdhunua gjithashtu para nënës së tij, të cilën e lidhën në një karrige dhe e detyruan ta shikonte.
Avokati i Popullit atje shtoi se tre ushtarë kanë dhunuar edhe një grua 20-vjeçare në Irpen.
Bychkov shërben në një njësi ushtarake në qytetin rus Pskov. Burimi citoi më tej kryetarin e Këshillit të Veteranëve të Divizionit të 76-të të Gardës të Forcave Ajrore, informacionin e Yuri Sosedov se të gjitha njësitë në Pskov kishin qenë në Ukrainë si pjesë e “operacioneve speciale ushtarake” të Rusisë, sipas gazetës së pavarur investigative, e njohur për ekspozimin e lajmeve të rreme në mediat ruse.
Nexta, një media bjelloruse, ka raportuar se ushtari synonte ta shiste përmbajtjen e filmuar në rrjetin ilegal, por u tradhtua nga miqtë e tij pasi u dërgoi videot.
Ndërkohë, The Insider zbuloi se videoja me fëmijën nuk është shkelja e vetme e Bychkov. Ai ka disa video të tjera të tilla, ku shihet duke kryer akte dhune ndaj fëmijëve.
Rusia tashmë është akuzuar për krime lufte në Ukrainë dhe ka pasur raportime për përdhunim. Sipas The Times, Një grua ka raportuar se ushtarët rusë e përdhunuan atë teksa fëmija i saj ishte duke qarë në të njëjtën shtëpi.
Që kur Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë, ata i kanë vënë në shënjestër civilët gjithnjë e më shumë. Pasi ushtarët rusë u tërhoqën nga qytetet përreth Kievit të Ukrainës, lajme të tmerrshme dolën nga Bucha, ku u gjetën varre masive të civilëve.
Kjo solli dënimin global, me pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara.
Komisionerja e Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Lyudmila Denisova, ka thënë se trupat ruse kanë rrëmbyer mbi 120 mijë fëmijë ukrainas, dhe disa prej tyre janë përdhunuar.
Deri më tani, Rusia i ka mohuar të gjitha akuzat për krime lufte në Ukrainë, duke shkuar deri në atë masë sa thotë se civilët në Bucha u vranë nga duart e nazistëve ukrainas.
Objektivi i deklaruar i Moskës, që nga dërgimi i trupave më 24 shkurt, ka qenë “denazifikimi” i Ukrainës.