Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka autorizuar ministrin e Shëndetësisë për negocimin e kontratës për të sjellë dozat e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.
Ky vendim i Hotit erdhi pas mbledhjes së 58 që kanë mbajtur sot Qeveria në detyrë.
Në vendim thuhet se “Aprovohet kërkesa e MSH-së për përjashtimin e nenit 3 të ligjit për Prokurimin Publik në Kosovë, me ndryshimet dhe plotësimet e tij për negocimin e kontratës për vaksina COVID-19”.
“Autorizohet Ministri i Shëndetësisë për negocimin e kontratës për vaksina COVID-19 për furnizim”.
Vendimi i plotë: