fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 6 December, 2019 15:33 Anëtari i kryesisë së LDK’së: Nuk i pranojmë kushtet e vendosura njëanshëm nga VV
  • 6 December, 2019 15:28 “Maskë fytyre nga gjaku i vaginës së bukur”! Modelja shqiptare trondit ndjekësit
  • 6 December, 2019 15:25 Dua në foton provokuese me dorën në xhinse, tregon datat e turneut për Evropë
  • 6 December, 2019 15:23 ‘Ik e mos u kthe më…’ Albana Osmani shkruan për bilancin negativ të vitit 2019
  • 6 December, 2019 15:07 Thaçi takohet me Wisner dhe Ashton – Kosova gjithmonë fitoi nga urtësia përkrah aleatëve
  • 6 December, 2019 15:02 NATO-Prishtinës dhe Beogradit: Zgjidheni problemin, po e pengoni ekonominë dhe politikën
  • 6 December, 2019 15:00 Gjykata urdhëron gruan e kthyer nga Siria në Kosovë ta heqë burkën gjatë seancës
  • 6 December, 2019 14:15 KDI: Vazhdimi i dialogut nuk duhet ta gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm
  • 6 December, 2019 14:13 Kosnett: Gjykata Speciale do ta tregojë vlerën e saj në muajt në vazhdim
  • 6 December, 2019 14:08 Ligji për Paga në Kushtetuese, sindikalistët kërkojnë takim me krerë të shtetit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Vazhdojnë përplasjet për rastin ‘Cakaj’ midis Metës e Ramës
11 January, 2019

Me tone të ashpra Ilir Meta thotë se ai që kërcënoi Dritan Zaganin, komisarin e Fushë Krujës, ka kërcënuar edhe Presidentin e Republikës, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas refuzimit të Gent Cakajt për ministër të Jashtëm. Meta thekson se nuk ka fuqi në botë që e i bën presion apo shantazh presidentit dhe as Gjykatë Kushtetuese që ta ndalojë atë në ushtrimin e kompetencave që i ngarkon Kushtetuta e vendit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me mosdekretimin prej tij të Gent Cakajt për ministër të Jashtëm, pas reagimit të kryeministrit Edi Rama. Me tone të ashpra Meta shkruan në rrjetet sociale se ai që kërcënoi Dritan Zaganin, komisarin e Fushë Krujës, kërcënon çdo ditë gazetarët, opozitarët dhe dëshmitarët, njeriu që sipas tij urdhëroi falsifikimin e tenderave të “Unazës së Madhe”, ka bërë gabimin fatal, shton Meta, duke kërcënuar edhe Presidentin e Republikës. Kreu i shtetit i referohet deklaratave të Ramës pas refuzimit të dekretit nga Meta i cili i vlerësoi si skandaloze argumentet e presidentit dhe refuzimin e ministrit të ri si veprim antikushtetues (Lexo këtu).

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkroi një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Kreu i shtetit thekson se nuk ka fuqi në botë që i bën presion dhe shantazhon Presidentin. Duke këmbëngulur se kthimi prej tij i propozimit të Cakajt ka qenë vendimi i duhur, Meta shton se as Gjykata Kushtetuese nuk do e ndalonte presidentin të ushtronte kompetencat që i ngarkon Kushtetuta.

“Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”, thekson Meta.

këtij reagimi të presidentit Meta nuk ka vonuar përgjigjja e kryeministrit Edi Rama edhe pse përmes ironisë kur thekson se kreu i shtetit nuk duhet të merret seriozisht pas asaj që ka shkruar në rrjetet sociale, ose sipas tij, do i ketë vjedhur passwordin kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, njëherazi bashkëshorte e tij. Rama thekson se i ka çuar Metës provat e mëkatit ndaj Genti Cakajt për kthimin e padrejtë të dekretit dhe prandaj reagoi sot me tone të forta .

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta njoftoi se ka refuzuar emërimin e Gent Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm, i propozuar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të ndryshimeve të thella në qeveri të ndërmarra në fund të dhjetorit, me largimin e më shumë se gjysmës së anëtarëve të kabinetit të tij.

Në një përgjigje të gjatë kthyer kryeministrit, presidenti Meta shprehet se “profili i zotit Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip
6 December, 2019

Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët

Lajmet e fundit
  • Merkeli viziton për herë të parë Aushvicin 6 December, 2019
  • Pasojat e tërmetit, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtim 6 December, 2019
  • Thaçi në Berlin i kërkon Vetëvendosjes ta formojë Qeverinë 6 December, 2019
  • Vrasja te nënkalimi, i akuzuari e pranon fajësinë 6 December, 2019
  • Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip 6 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top