Është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3”, ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete, Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.
Prokuroria e Ferizajt njofton se deri më tani janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, dhe katër pronarë të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.