Në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë po vazhdon shqyrtimi gjyqësor për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Këtë të marte para trupit gjykues po dëshmojnë Radmira Llajçiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit Dragan Jabllanoviq.
Në këtë rast të akuzuar për ekzekutimin e Ivanoviqit janë Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara, njofton Klan Kosova.
Politikani serb Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar të vitit 2018-të.