Edhe një person i infektuar me koronavirus ka humbur jetën ditën e sotme në Klinikën Infektive në QKUK.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i viktimës nëpërmjet rrjeteve sociale i cili tregoi se 38 vjeçari është hospitalizuar mbrëmë në Infektivë.
Kujtojmë se në raportin e publikuar mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend janë të regjistruara 58 viktima nga Covid-19.
Që nga 13 marsi kur u raportuar për rastin e parë me koronavirus në vend deri tash janë regjistruar 3178 raste pozitive, me 1824 prej tyre që janë shëruar, teksa numri i rasteve aktive ka arritur në 1296.