Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka vdekur aktivisti i Vetëvendosjes në degën e Podujevës,Shefki Kaqanolli.
Ai duke ngushëlluar familjen e tij ka shkruar se Kaqanolli ishte një punëtorë i zellshëm dhe njeri i urtë, njofton Klan Kosova.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes, Shefki Kaqanolli. Ai ishte aktivist i dalluar, punëtor i zellshëm, e njeri i urtë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, aktivistëve të Lëvizjes dhe gjithë atyre që e njohën!”.