fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 15 January, 2021 21:11 Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm
  • 15 January, 2021 21:09 Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete
  • 15 January, 2021 15:57 Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik
  • 15 January, 2021 15:30 Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora
  • 15 January, 2021 15:22 Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës
  • 15 January, 2021 15:20 Rukiqi: Blerja e vaksinave anti-Covid duhet bërë me fond tjetër, jo nga Pakoja e Rimëkëmbjes
  • 15 January, 2021 15:17 Hoxhaj: Bashkëpunimi Kurti-Osmani nuk është për qytetarët por për poste dhe karrike
  • 15 January, 2021 14:50 Shefi i Zyrës së BE-së firmos tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro për Kosovën
  • 15 January, 2021 14:36 Shyqiri Bytyqi ndërron sërish parti, kalon në PDK
  • 15 January, 2021 14:28 Lëvizja për Drejtësi pjesë e listës së PDK-së
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Veliaj: Çdo shtëpi e dëmtuar do të bëhet nga e para
26 November, 2019

Në një kohë kur të gjitha ekipet e emergjencës për evidentimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i sotëm ndodhen në terren, bashkia e Tiranës ka hapur të gjitha qendrat sociale për banorët që kanë nevojë për strehim, ushqim apo përkujdesje.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, vizituan të prekurit në qendrën sociale “Misto Mame” në Kombinat, ku theksuan se banesat e pabanueshme do të rindërtohen.

“Kemi hapur të gjitha qendrat sociale të Tiranës, kryesisht për të strehuar të moshuarit e vetmuar. Ka shumë të rinj që jetojnë jashtë dhe prindërit i kanë vetëm, ndaj është detyra e Bashkisë që për këtë kategori, që janë edhe më vulnerabël, të jemi më të vëmendshëm. Qendrat tona sociale do jenë të hapura 24/7, ka ushqim, batanije, shërbim mjekësor”, tha ai, ndërsa kërkoi prej administratorëve në komunitet që të raportojnë çdo problematikë. “Bashkia e Tiranës ka qenë në gatishmëri që në orën 04:00 të mëngjesit. Kemi pasur mbi 70 familje që janë bllokuar në shtëpi për shkak të bravave të dyerve, 8 pallate me ashensorë të bllokuar, megjithatë i kaluam pa humbje jetësh”, tha ai.

Kryebashkiaku garantoi se të gjitha shtëpitë që janë bërë të pabanueshme nga ky tërmet do të rindërtohen nga e para, ndërkohë që do të fillojë edhe ndihma me ushqime, veshje dhe me elektroshtëpiake. “Duke filluar nga dita e nesërme do të kemi një aksion për mbledhjen e ndihmave, jo vetëm ushqime dhe veshmbathje, por edhe elektroshtëpiake, krevate etj, siç bëmë për tërmetin e datës 21 shtator, kur ndihmuam të rindërtoheshin shtëpitë e reja; kështu do të bëjmë edhe pas këtij tërmeti. Çdo shtëpi e dëmtuar, do të bëhet nga e para; mesa duket kjo është një sprovë të cilës nuk i bëjmë dot bisht, por thjesht duhet ta përballojmë me dinjitet dhe të fillojmë rimëkëmbjen në Tiranë”, tha Veliaj.

Teksa shprehu ngushëllimet për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në Thumanë dhe në Durrës, Veliaj bëri të ditur se Tirana do të ofrojë ndihmën e saj për kapërcimin e këtij momenti të vështirë. “Ngushëllime për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në Thumanë dhe në Durrës. Është një situatë tragjike, i gjithë populli i Tiranës është me ta dhe nga nesër, sapo të kemi mbaruar emergjencat, do shohim besoj një valë solidariteti të Tiranës edhe për qytetet e tjera të prekura. Do solidarizohemi sot edhe me Thumanën. Bashkia e Tiranës do të akordojë një fond, siç bëmë radhën e kaluar edhe me Durrësin e Kamzën”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Veliaj nënvizoi se ky është një moment solidariteti, ndaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të japin ndihmën e tyre. “U kërkoj të gjithë qytetarëve solidaritet. Ky është momenti jo për të bërë gjyqin, se s’kemi çfarë gjyqi t’i bëjmë natyrës, kjo është jashtë fuqive tona. Ajo që mund të bëjmë është të sillemi me njerëzillëk, me dashamirësi, të vëmë më të dobëtit në qendër të vëmendjes, sidomos të moshuarit dhe fëmijët. Jam i bindur që do tregojmë se jemi një komb që siç rrëzohemi, ashtu dimë të ngrihemi, dhe me shumë solidaritet besoj që Tirana do ta kalojë këtë fazë”, nënvizoi ai.

Ndërkaq, bashkia e Tiranës po punon edhe për verifikimin e të gjitha institucioneve arsimore, shkollave dhe çerdheve, përpara se të merret vendimi për hapjen e tyre. “Po bëjmë inventarizimin e shkollave. Fatmirësisht asnjë nga shkollat e Tiranës nuk është shembur nga tërmeti. Por do të bëjmë një verifikim total dhe do shfrytëzojmë edhe ditët e pushimit për çfarëdo lloj suvaje apo ndërhyje që duhet të bëjmë, që të mos marrim asnjë risk. Për shkollat private që kanë pasur dëmtime do i akomodojmë gjithashtu në shkollat publike. Ata mund të marrin turnin e dytë. Për ne, fëmijët e Tiranës janë të gjithë njësoj, nuk ka fare rëndësi nëse janë privatë apo publikë, për sa kohë që shkollat private kanë pasur dëme, mund t’i akomodojmë tek shkollat publike”, deklaroi Veliaj.

Prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm të gjitha ndërmarrjet dhe forcat e emergjencave të bashkisë së Tiranës ndodhet në terren për t’u përballur me pasojat e tërmetit të fortë që përfshiu Tiranën dhe Durrësin. Herët në mëngjes kryebashkiaku Veliaj mblodhi Shtabin e Emergjencave të Tiranës ku bëri edhe një përmbledhje të situatës së krijuar në territorin e saj, ndërsa theksoi se të gjitha forcat e bashkisë janë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Ai theksoi se janë urdhëruar emergjencat që menjëherë, sapo të bëhet evidentimi i situatës, të nisë edhe shpërndarja e ndihmave. /a.sh./r.e/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm 15 January, 2021
  • Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete 15 January, 2021
  • Hoti për aderimin e Osmanit: Ajo e vendosi në ballë logon e VV’së 15 January, 2021
  • Deri në fund të shkurtit do të vaksinohen 4 milionë francezë 15 January, 2021
  • Anëtarët e VV-së: Reagimi i KQZ-së për aplikacionin online për mërgimtarët, absurd dhe i dëmshëm 15 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top