Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit, tha në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës se uniforma e këtij institucioni qe dy dekada është uniformë që e nderon vendin tonë.
“Janë mijëra gra e burra që pareshtur, ditë e natë, kujdesen për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Uniforma e Policisë së Kosovës që dy dekada është uniformë që e nderon vendin tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e madhe ishin gjithmonë standarde që e veçuan Policinë e Kosovës”.
“Natyrisht kur kujtojmë tani 20 vite tutje që i kemi kaluar duhet të kujtojmë edhe heronjtë tanë që kanë rënë gjatë kryerjes së detyrës që shteti jonë të jetë më i paprekshëm.
“Jemi të kënaqur me këtë që kemi bërë duhet të bëjmë edhe më shumë Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë”.
“Lufta e pakompromisë kundër korrupsionit, nepotizmit i hapë vendit perspektiv për zhvillimin ekonomik, mirëqenie me të mirë për qytetarët, i hap perspektiv vendit për integrime euroatlantike”.
“Kështu me këto nuk kemi nevojë me i lut të tjerët për liberalizim të vizave, por t’i liberalizojmë vet në punën tonë. Liria dhe siguria janë thelbi i një shoqërie”, tha Veseli.