Lideri i PDK-së Kadri Veseli pas takimit koordinues, për dialogun Kosovë-Serbi, ka porositur LDK-në që mos t’i fërkoj duart, pasi që siç tha ai, nuk do t’i gjejë asgjë as nga Gjykata Speciale dhe se nuk e kanë ndërmend të gabojnë as në procesin e dialogut, raporton Informatat.com.
“Edhe njëfarë ftese e kam për LDK- në. Mos le t’i fërkon duart, se maroj që 20 vjet. S’ka me na gjetë kurgja, as prej Gjykatës Speciale edhe se kemi njet me gabu. Kot po i fërkon duart. Le të bëhet gati shkojmë në reformë zgjedhore e hyjmë në zgjedhje, e le ti pranon zgjedhjet. Se çdo herë bënë Vlana e Vlana, çdo herë si pranon zgjedhjet pas procesit kur humb”, ka thënë Veseli.
Veseli po ashtu ka thënë se kanë filluar takimet e rregullta me ekipin negociator, pasi që do të ketë transparencë dhe llogaridhënie, para qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Ndërsa tha se ka vetëm një vendimmarrje e cila do të jetë në interes të Kosovës, e ajo është Kosova e pavarur, e pa cenuar territorialisht, njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB.
“Do të ketë marrëveshje në interes të Kosovës. Ju e dini që çdo ditë jemi duke marrë letra dhe qëndrime zyrtare të SHBA-së dhe BE për procesin e dialogut. Siç duket LDK po e din që nuk është rendi i zgjedhjeve. Sa më shumë po flasim për dialogun ata po intensifikojnë çështjen e procesit zgjedhor, si një mënyrë për të përfituar politikisht. Andaj ne si pjesë që jemi të përfshirë në dialog, u kisha thanë këtë, është mirë me marrë përgjegjësi e mos me mendu në momnente vendimtare për vendin, vetëm për ego politike dhe rehabilitime të tyre”, tha ai./Informatat.com/